Fatos Nano

Mesila Doda, Nanos: Rrëpirë intelektuale. Ike 53 vjeç si zotni, kthehesh 70 vjeç për gjynah!

04/02/2021

Shfaqja e sotme e Fatos Nanos në emisionin “Opinion” si një rilindas në mbështetje të Edi Ramës që e ka sulmuar më shumë se edhe vetë PD-ja ka sjellë reagime të forta në rrjetet sociale.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda shkruan në një postim në Facebook, se Nano iku nga politika në moshën 53-vjeçare si zoni dhe po kthehet si një plak gjyhnaqar.

“Ike 53 vjeç si zotni, kthehesh 70 vjeç për gjynah… po ç’pate? Rrëpirë intelektuale”, shkruan Mesila Doda në Facebook.

Ndërkohë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një postim në Facebook e cilëson mbrojtjen që Fatos Nano i bëri sot Edi Ramës në “Opinon” si një shitje. Vasili ka sjellë në vëmendje deklaratat e Fatos Nanos që thoshte për Edi Ramën se e ka sjellë me thonjë të paprerë nga Parisi.

“Të shitesh te një lakuriq me thonj pa prere je me pak se ordiner!!”,- shkruan Vasili në një reagim në Facebook.

Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, i cilëson deklaratat e Fatos Nanos në emisionin “Opinion” në mbështetje të Edi Ramës, si një servilizëm ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Biberaj shprehet se ish-kryeministri Fatos Nano duhet të tregojë sesa miliona euro ka fituar nga shitja e partisë në vitin 2005 te Edi Rama. Biberaj thotë se me mbështetjen ndaj Edi Ramës, Nano rrëzoi dhe imazhin e liberalit të dikurshëm.

Gazeta Koha e Jone