Mesila Doda: Votë për ortakun e Ramës? Jo, votë për Atdheun!

19 prill, 2021

Aleksandar Vuçiç është shprehur i idhnuar, nëse vëllami i tij Edi Rama bie nga pushteti në Shqipëri. Në një dalje në publik, ku tha se vendi i tij nuk do të futej në NATO, se është partner me Rusinë, Presidenti serb mbështeti hapur Edi Ramën dhe Rilindjen në zgjedhjet e së djelës së ardhshme të 25 prillit.

Më poshtë keni reagimin e sekretares së përgjithshme të PDIU-së, Mesila Doda.

“Ortaku i Ramës në Beograd ishte shume i sinqertë. Ikja e Ramës nga pushteti është një humbje e madhe edhe për të. Sot, më shumë se kurrë shqiptarët duhet të zgjedhin. Votë për shqiptarët e shqiptarinë, ose mbështetje për Vuçiqin dhe ortakun e tij në Tiranë, Ramën.

Votë për Atdheun!

Nga 27.al