Mesuesja Elona Nikolli: Në gjurmët e babait tim…
–
Elona Nikoll, një mësuese e vogel në moshë. Por e madhe në më ato që bën në një zonë të largët të veriut pêr të rrënjosur art e kulturë të nxënësit që kanë nevojë për orientim prej profesionisteje.
“Në gjurmët e babait tim…” këto janë fjalët të cilat u theksuan me shumë forcë nga 26 vjecarja Elona Nikolli, në momentin kur e pyetëm se pse ishte kaq e rendësishme për të puna dhe përkushtimi ndaj profesionit që ajo bënte.
E lindur në Iballë të Pukës, zona më e përmendur e kulturës në trevën e Pukës për mësonjëtoren e pare Shqipe në rrethin e Veriut hapur ne vitit 1903, Elona u diplomua në Universitetin e Tiranës si mesuese e gjuhës Angleze. Pas përfundimit të studimeve të larta Bachelor e Master Shkencor në gjuhen angleze, Elona u emërua si mësuese e gjuhës së huaj në shkollen E Mesme të Bashkuar Iballë, ku vazhdon ende të ushtrojë profesionin e saj. Gjate kësaj kohe, krahas punës si mësuese, ajo ka spikatur edhe në një tjetër aspekt si drejtuese e grupit të valles që ajo vetë ka formuar me nxënësit e shkollës ku jep mësim.
– Nga lindi idea që krahas profesionit si mësuese e gjuhës së huaj, të krijosh një grup vallesh, dicka e ndryshme nga ajo cfarë keni studiuar?
– Krijimi i grupit të vallës është një ide që ka ardhur shumë natyrshëm. Shkolla ku unë jap mësim sikunder gjithë shkollat dhe qëndrat kulturore të rrethit Pukë i japin një rendësi të madhe aktiviteteve kulturore në rang shkolle e Bashkie (e me tutje) ,ku shpalosen vlerat, traditat dhe talentet e vegjël në këngë, valle, aktrim,vegla muzikore e interpretim.
Unë vij nga një familje që është rritur me dashurinë ndaj artit e muzikës në vecanti, dhe dëshira e ritmi i brëndshëm për të kërcyer ka lindur bashkë me mua. E duke e pasur këtë pasion për vallen mendova se do rezultonte një ide shumë e mirë që tu mësoja nxënësve të mijë disa lëvizje dhe hapa kërcimi dhe të sillnim në aktivitetet tona një produkt të bukur. Kjo ide rezultoi më mire sesa unë mendova, pasi jo vetëm që nxënësit e përqafuan si ide, por krejt papritur u krijua dhe grupi i valles që tash tre vite (me largimet e hyrjet e reja sigurisht) më kanë lumturuar pa fund me performancat e tyre. Në fakt këtë lloj përvoje nuk e shoh shumë ndryshe nga profesioni im si mësuese, pasi edhe këtu komunikimi me nxënësit, bashkëpunimi, toleranca, disiplina e të nxënit janë shumë të rendësishëm. Nxënësi në qënder të vëmendjes apo kalimi i njohurive nga mësuesi tek nxënesi është thuajse e njëjta procedure, ndaj të qënurit mësuese më ka shërbyer shumë në mbajtjen deri diku të njëjtë, të balances nga mësimdhënia tek mësimi i valleve. Vlen të përmendet se kjo lloj përvoje nuk e dëmton dhe nuk e cënon aspak procesin mësimor pasi në këmi periudha të caktuara ku takohemi me grupin, kryesisht ne fundjavë apo pas përfundimit të orarit të përcaktuar të procesit mësimor. Përkundrazi drejtoria e shkollës bashkëpunon ngushtë me prinderit që të kemi një rezultat sa më cilesor.
– Si e kanë mirpritur miqtë apo familjarët e tu këtë lloj experience dhe sa ju kanë mbështetur?
Po të bëj një retrospektivë të punës time, pasionit apo deshirës së mirë për të vënë një produkt të bukur në skenë, mendoj më vete se jam në gjurmët e prindërve të mi, e kryesisht të babait tim. Prinderit e mi me profesion janë që të dy mësues dhe është nga ata, që e kam mësuar disiplinën e punës, komunikimin me nxënësit dhe përkushtimin ndaj asaj që bej.
Me muzikën e artin jam njohur që në moshë shumë të vogël. Babai im Lin Gjini, që tani nuk jeton më, ka qënë organizator i aktivitetëve të shtëpisë së kulturës në Iballe, pjestar i Ansamblit të Pukës, pjesëmarrës si intrumentist në Festivalet Folklorike brenda e jashtë vendit, krijues e ideues i disa numrave artisitk si dhe mësues i muzikës e praktikisht gjithë jetën e tij është marrë me art. Mbaj mend që i ndiqja me ëndje daljet e tij publike në Festivalet Folklorike në Gjirokasër apo Berat me orkestrën më të njohur në Shqipëri (nen drejtimin e Artistit te Popullit Ndue Shyti) dhe kjo e lartësonte akoma më tepër babain tim në sytë e mi. E duke qënë një mësues i jashtëzakonshëm, intrumentist i talentuar e valltar i shkëlqyer, gjithmonë ka qënë dhe vazhdon të jetë një idhull për mua. Ai e njihte aq bukur ciftelinë, si instrumenti që me dy tela bën mrekulli. Fizarmonika e puna e tij e palodhur kanë qënë gjithnjë një kënaqësi për të dhe jam shumë e lumtur sot, që mundem të vë edhe njëherë në jetë disa nga numrat artistik që ka krijuar babai im ndër vite si: “Kënga e moknes” , “Vallja e Punës”, “Vallja e Gjarprit” apo “Vallja e Stolit”. Babai im u nda nga jeta në një moshë shumë të re, kur unë isha vetëm 12 vjece dhe praktikisht kujtimet me babain tim jane shumë të pakta, sepse sa kujtime mund të krijohen me prindin tënd deri në atë moshë, shume pak apo jo? Por jam e lumtur që talentin e tij e kemi trashëguar që të tre ne femijët e tij dhe dita ditës rritemi duke parë tek njeri-tjetri babain tonë. Edhe puna me nxënësit e mi më duket sikur më afron më tepër me të. Pafund jam falenderuese gjithë atyre që më kanë mbështetur dhe kanë përkrahur punën time, por akoma më shumë falenderuese jam ndaj atyre që e kanë lartësuar friguren e babait tim dhe me dashurinë e kujtesen e tyrë kanë bërë që kujtimi i tij të mbetet i gjallë.
– Sa e vështirë është në ditët e sotme, ku gjenerata e re po shkon drejt modernizimit, ti bësh të përqafojnë muzikën tradicionale dhe cili është mesazhi juaj për lexuesit tanë?
Risite e trendet e reja të sjella në kulturen tonë ditet e sotme janë të shumta e nuk është e lehtë ti bësh adoleshentët e sotëm ta duan muzikën tradicionale, por me nxënësit e mijë e kemi gjetur mënjëherë gjuhen e komunikimit dhe jemi shkrirë si grup për një qëllim të përbashkët. Muzika tradicionale tashme është e njohur dhe përqafohet gjërësisht, e duke qënë popull ballkanas, ne i kemi në gjak këto lloj ritmesh. Talenti e traditat tona janë të trasheguara brez pas brezi dhe mendoj që të tilla vlera e tradita të percillen gjithmonë.
Faleminderit GongNews për intërvistën dhe interesin tuaj për të shkuar te burimi i lajmit.