Mësuesja në Fushë-Arrëz, bën eksperiment për mëndafshin.
Mësuesja në Fushë-Arrëz, bën eksperiment për mëndafshin.
Nga: Prof.as.Dr. Justina Lacuku Boriçi
Rastësisht, pashë në News 24 lajmin: – Cudit mësuesja në Fushë-Arrëz, bën eksperiment për mëndafshin.
Vlerësim e respekt për mesuesen biologe, Arina Zef Rrapi (Simoni) nga fshati Kryezi (Pukë)
Mësuesja synon që eksperimenti t’i shërbeje zones!- U emocionova pa masë, duke e njohur dhe ditur se kush eshte Rina dhe cila është origjina e saj. Gjyshi i saj, Nikollë Rrapi, ka lënë kullën e tij , sot trashigimi kulture, për të hapur shkollën e parë në Kryezi, më 1934, ku mësuesi i parë ka qenë babai im, Filip Lacuku. Feminizmi është një filozofi, që merret me vendin dhe natyrën e grave në shoqëri.
Ai ka dy angazhime të rëndësishme, që kanë ndikuar në kohët moderne: -Feminizmi “për të drejta të barabarta”, që kërkon të ndryshojë pozitën e grave në shoqëri nëpërmjet ndryshimit të ligjeve dhe Feminizmi “radikal”, që mendon se kuptimi i të qenurit grua është modeluar dhe shtrembëruar nga burrat. Radikalët mendojnë se ndryshimi i ligjeve nuk do të ndryshonte mendimet e rrënjosura tek burrat.
Ato janë në kërkim të një kuptimi krejtësisht të ri të asaj çka do të thotë të jesh grua. Sipas mendimit të tyre, të jesh “femër” do të thotë të kesh një ndërtim të caktuar anatomik, të jesh grua do të thotë të jesh subjekti i disa pikpamjeve dhe të kesh një rol të veçantë në shoqëri. Pikërisht per këtë rol të veçantë të gruas kërkojnë ta theksojnë shoqëritë e qytetëruara. Jeta është një punë, një zanat, qe duhet të lodhesh ta mësosh.
Për një grua intelektuale nuk është priviligj i madh të ketë mbaruar një shkollë të mesme apo të lartë, të ketë një profesion të nderuar si mësues apo juristë, mjekë apo artistë, arkitektë apo agronomë, mbasi te gjithë profesionet janë të nderuar kur ata ushtrohen me kompetencë, sepse diploma është e barabartë në çdo profesion. Dallimi fillon sipas investimeve që bën njeriu pas diplomimit. Profesionet nuk ndahen në kategori; në kategori ndahen njerezit, që i ushtrojne ato.
Një gjeologe e aftë është po aq e nderuar dhe e respektuar sa një arkitekte e tillë, mësuese apo ekonomiste e kështu me radhë, gjithmonë kjo e varur nga perkushtimi dhe shkalla e investimit per t’u plotesuar ne profesion. E bera te gjithe kete pershkrim, per faktin se mua nuk me çudit mesuesja biologe, Arina, me angazhimin e saj per te kryer eksperiment per mendafshin.
Ajo i ka te gjitha aftesite per nje angazhim te tille, jo vetem aftesite profesionale, i cili nuk mjafton nese nuk ke perkushtimin dhe akoma me shume guximin. Jane positive faktet qe shume gra jane shquar ne drejtimin e shtetit. Kur zonja Thecher apo sot, zonja Merkel, kur erdhen ne pushtet ende nuk ishin nje figure kombetare. Pervoja e tyre ne politiken e niveleve te larta ishte e kufizuar. Tek shume persona nuk kishte besim te madh se ato do te sillnin ndryshime te qendrushme te situates ekonomike. Por ato lulezuan ne mot te keq, ato u bene udheheqese me bindje te forta dhe me nerva te celnikta qe nuk paten kurre frike. Ato jane udhehequr nga parimi se kur vendoset te ndiqet nje rruge e caktuar per ndryshim, ajo duhet cuar deri ne fund, pavaresisht pengesave apo veshtiresive, qe hasen gjate rruges. I ketij parimi, mendoj se ka qene edhe mesuese Arina, e cila arriti te ndertoje dhe te realizoje nje eksperiment te tille, jo fort te kollajshem, vecanerisht ne kushtet e Fushe-Arrezit, ku ajo jeton e punon. Mesuesja biologe, Arina Zef Rrapi, Simoni( me vjen mire t’i permend origjinen, sepse ka lene gjurme ne ate krahine per zhvillimin e arsimit), u lind e u rrit ne fshatin Kryezi te Pukes.
Mbasi u shkollua dhe mbaroi universitetin shteteror ne Shkencat e Natyres per Biologji-Kimi, fillimisht punoi si mesuese dhe drejtuese ne disa shkolla te rrethit te Pukes. E apasionuar pas profesionit ka ndermarre disa inisiativa per te eksperimentuar si Diseksioni(prerja) e bretkoces ne biologjine e klases se peste duke e eksperimentuar ne klase, sigurisht me nxenes te apasionur. Duke punuar si mesuese dhe drejtuese, mesuese Arina ka nje pervoje disa vjecare ne profesion(14 vjet), por pa u larguar asnjëherë nga pasioni për studimin dhe eksperimentimin. Sot ajo është drejtuese e Qendrës Kulturore, por me pasionin e saj për pune eksperimentale dhe shkencore.
Pikërisht, në këtë kohë të vështirë të pandemisë globale, ajo ka realizuar së bashku me grupin e sektorit të shkencës pranë Qendrës kulturore, këtë eksperiment të thjeshtë, por me vision për të ardhmen “Metamorfozën e rritjes së larvës së krimbit të mëndafshit”, i cili pati rezultat të kënaqshëm.
Sipas mesuese Arines, tashmë biologe e konfirmuar, ky eksperiment orientohet drejt prodhimit të fijes së mëndafshit në të gjithë zonën e veriut, gjë që realizohet për herë të parë, mbasi nuk ka qenë traditë, por duke u aplikuar ajo do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit, kryesisht Fshatit Turistik, duke u kthyer kështu në vlerë të trashigimisë kulturore, pa harruar kryesisht Kullen e Nikoll Rrapit, gjyshit te saj, që sot është monument kulture, e që do të pasohet brez pas brezi. Në këtë mënyrë, në të ardhmen, duke i shërbyer zhvillimit të turizmit, do të jetë edhe një vlerë e shtuar për ekonominë e zonës së veriut.
Më tej mësuese Arina, spjegon se si e ka realizuar eksperimentin, i cili ka qenë jo fort i lehtë për t’u aplikuar! Ajo tregon:
Me 25 pril 2020, shkova në Tiranë dhe mora një kuti larvash mikroskopike duke i vendosur në një dhomë, ku duhet të ishin disa kushte, që të realizohej eksperimenti. Bazë për zbatimin e eksperimentit ishin këta faktorë të rëndësishëm si: temperatura, oksigjenimi, lageshtia, ndriçimi dhe ushtrimi. I realizova me përpikmëri sipas protokollit laboratorik, gjithmonë duke vëzhguar, hulumtuar dhe duke mbajtur kalendarin ditor.
Eksperimenti vazhdoi të rritet në mënyrë të shkëlqyer, ku si ushqim shërbenin vetëm gjethet e manit. Kështu vazhdoi metamorfoza e rritjes së larvës se krimbit të mëndafshit në mënyrë mahnitëse. Nga një kuti e vogël shkuan në 2, 3 ,4, 5, 6, 7, 8, 9 kuti, gjithmonë duke i ushqyer, pastruar etj. Për 5 javë rresht larva mbaroi një cikël të vështirë, por të suksesshëm. Më pas filloi cikli tjetër, ai i endjes së fijes së mëndafshit, që zgjati 2 javë e gjysëm dhe më pas, cikli tjetër edhe më i rëndësishëm, vjelja e topave të mëndafshit që larvat e kishin endur edhe nëpër muret e shtëpisë.
Dhe në fund vazhdova proçesin e tharjes dhe të pastrimit të topave të mëndafshit për 3 javë rrjesht. Në mënyrë krijuese artizanale e trajnuese vazhdova duke e përpunuar fijen e artë të mëndafshit.- përfundon mësuese Arina, e cila nuk ngurron të përmendë edhe emrat e pjesmarrësve në këtë eksperiment: Enio Simoni(nxënës),Valmira Basha, Migena Basha, Enea Martini,Keisi Leka, Kondoleza Simoni, Erlinda Preçi, Samuel Pepa, Ardit Mulaj, Viktoria Gjergji.
Por, për një grua intelektuale a mjafton vetëm profesionalizmi, që ajo të quhet e aftë për t’i besuar punë madhore? Mendoj se koncepti i qytetarisë brenda vehtes, delikatesa dhe përkushtimi, duke i shtuar edhe guximin, janë ato elemente , që përbëjnë autoritetin. Të gjitha këto lidhen edhe me rolin e madh dhe vendimtar të mbarvajtjes së familjes për të rritur dhe edukuar fëmijët, qe përbëjnë bazën e një shoqërie civile. Jeta profesionale e një gruaje intelektuale është e pa shkëputur nga kontributi në familje. Të gjitha këto i plotëson më së miri mesuesja biologe Arina Rrapi Simoni.
Në Shqipëri, vlerësimi i rolit të gruas në punë madhore si në shkencë apo politikë , për fat të keq akoma nuk ështe në nivelin e duhur dhe jo objektiv. Në këtë këndvështrim edhe besimi në rolin e saj për drejtimin e problemeve të ndryshme me karakter shkencor apo administrativ është i kufizuar dhe nën nivelin mesatar.
Për gra të kompletuara, që përveç diturisë kanë ndershmërinë dhe guximin dhe që në shoqërinë shqiptare nuk janë pak, ka nevoje çdo popull, që kërkon përparim. Përkrah burrave të mençur duhet të aktivizohen gra të tilla për ardhmërinë e këtij vendi. Vlerësimi i tyre duhet bërë jo mbi bazënjohjesh apo preferencash, por mbi bazën e veprimtarisë dhe reputacionit professional dhe njerëzor.
Historisë se fshatit Kryezi, përveç kullës së Nikoll Rrapit, e cila shërbeu për hapjen e shkollës së parë , sot i shtohet edhe veprimtaria e mbeses se tij, Arina Zef Rrapi, Simoni. Urime e suksese të mëtejshme në punën shkencore, mësuese Arina!