Meta e pranon: Darkë sekrete me Ramën. (A po gënjen për Bashën?). –
Meta e pranon: Darkë sekrete me Ramën. (A po gënjen për Bashën?). –
11 qershor 2019
“Kam pasur edhe disa darka sekrete, e fundit para 10 ditëve ku kemi biseduar ku ai e di shumë mirë se sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë. I takonte atij si kryeministër të kërkonte shtyrjen e një tjetër date zgjedhore. Për fat të keq ky institim im nuk ka funksionuar. E vërteta është që kam bërë një përpjekje e me z Ruçin por ai ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës kjo ka qenë i gjithë historia se pse Rama nuk ka qenë i surprizuar nga vendimi im. Unë jam i surprizuar nga reagimi i tij pas deklaratës time’, tha Meta.
Këta tha Meta publikisht duke konfirmuar një info botuar nga Dita se ai dhe Rama janë takuar fshehtas.
Por ajo që Meta nuk thotë është që Rama e ka ditur shumë më herët vendimin e Metës.
Dhe ajo që Meta nuk pranon është që edhe Basha e ka ditur prej kohësh vendimin e tij, por thotë që e ka marrë vesh ditën e zhdekretimit.
“Basha e ka marrë vesh vendimin në 7:20, përmes një telefonate zyrtare, e cila është e regjistruar” – tha ai.
Dita këmbëngul që të tre e kanë ditur me kohë.
Kanë prodhuar dhe përdorur krizën për të forcuar pozitat partiake dhe interesat e secilit prej të treve në dëm të interesave të vendit me kosto të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët – thuhet sot në redaksionalen e Ditës me titullin TEATRI.
a.d. / dita