Meta firmos kallëzimin penal për Ardian Dvoranin dhe bën thirrje: – Po i jap një mundësi historike…
Meta firmos kallëzimin penal për Ardian Dvoranin dhe bën thirrje: – Po i jap një mundësi historike…
19 nentor 2019
Presidenti Ilir Meta ka firmosur kallëzimin penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Në një postim në FB, kreu i shtetit ka publikuar edhe fotot nga momenti i firmosjes së kallëzimit që e kishte lajmëruar një javë më parë.
Meta thotë se me këtë veprim, “si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”.
POSTIMI I PLOTE I ILIR METES NE FB:
Të dashur qytetarë!
Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.
Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.
Gazeta Panorama