Meta i kujton Bashës e Berishës përplasjen e tij me Fatos Nanon: Ti mo zotëri, nëse do të shpëtosh PD-në…

14 JANAR 2022

Në konferencën e sotme për shtyp, Presidenti Ilir Meta foli për protestën e 8 janarit duke i dhënë një mesazh të fortë kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kreu i Shtetit iu drejtua kryedemokratit Basha, duke i thënë se “Po ti mo zotëri, nëse do të shpëtosh partinë tënde e të tregosh se je ndryshe nga Berisha, Rama e Meta, afroheni një javë para Kuvendin”.

Ndërsa për Berishën, Meta tha se e ka shprehur hapur që ka dobësi për të, por ai shtoi se nuk është dakord me parullën e tij se revolucionin një ditë e drejtojmë e një ditë na drejton.

“Nuk mendoj se është një problem mes Bashës e Berishën. Mendoj se është një problem i shkatërrimit të llogaridhënies edhe brenda PD. Unë kam qenë kryeministër i Shqipërisë, dhe nuk kam qenë pakicë, por shumicë.

Kam fituar kundër Fatos Nanos dhe kandidatit të tij. Edhe në Parlament kam pasur shumicën e grupit parlamentar. Fatos Nano bëri disa deputetë dhe bllokoi 2-3 ndryshime në qeveri, 2-3 ministra.

Unë e dhashë dorëheqjen për të zgjidhur disa probleme serioze të integrimit, që nuk ishin shkaktuar nga unë, por nga Nano. Kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti, e kanë pranuar edhe vetë, dualizmi.

Është e vërtetë që është zgjedhur zotëria në krye të PD, është zgjedhur se ka pasur përkrahjen e Berishës, Nokës, Palokës, Strazimirit, Bumcit, Vokshit, Këllicit, etj. Tani papritur, për çdo arsye, këta njerëz jo vetëm ja heqin kërë përkrahje, por edhe e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tij. Ata mund të jenë pa vlerë, por kanë një votë. Është detyra e tij të vendosë legjitimitetin e tij. A tha nuk do të ketë Kuvend se nuk dua të përçaj partinë. Kur u mblodhën firmat dhe u caktua data, shpalli dhe ky Kuvend, por nuk vuri në rend dite as çështjen e vetëbesimit të tij. Po ti mo zotëri, nëse do të shpëtosh partinë tënde e të tregosh se je ndryshe nga Berisha, Rama e Meta, afroheni një javë para Kuvendinë”, u shpreh Presidenti Meta.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, presidenti Ilir Meta deklaroi se nëse Rama pranon që në 13 tetor të bëhen 3 palë zgjedhje, atëherë është gati që të dalë në fushatë

gazeta-shqip.com