Meta, i nxjerr skandalin e rëndë Ramës: – Ja çfarë po fsheh kryeministri

10 NËNTOR 2020

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsëri në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se qeveria nuk ndihmon qytetarët për rimbursimin e ilaçeve që përdorin ndaj COVID-19 dhe pse iu premtua shëndetësia falas.

Po ashtu, Presidenti i drejtohet Kryeministrit që të mos fshihen të dhënat për situatën e COVID-19 në Shqipëri.

“Nuk ke plan! Nuk ke strategji! Ke vetëm propagandë!
Çdo ditë po humbin jetën qytetarë!
Çdo ditë numri i të infektuarve po shtohet frikshëm!
Ku e ke shëndetësinë falas?
Pse nuk ju rimburson çdo qindarkë që paguajnë për ilaçe pacientët që mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19?
Pse nuk i shton testimet?
Pse nuk e shton buxhetin për sistemin shëndetësor?
Ti për vete nuk paguan asnjë kacidhe për ilaçe, ndërsa çdo shqiptari sot me arrogancë i thua: “Mos u sëmur se shteti nuk kujdeset dot për ty! As ilaçet nuk ja u paguaj!”
Mos i fshihni të dhënat për COVID-19 për të mbuluar paaftësinë tuaj në menaxhimin e kësaj situate, prag kolapsi!
Mjaft me justifikime dhe batuta bajate!
Si nuk u lodhe 8 vite duke vjedhur papushim me koncesione dhe PPP? Askush në botë nuk e shfrytezon pandeminë për të vjedhur si ti dhe Parlamenti yt monist që bën ligje për oligarkët në kulmin e kësaj fatkeqësie!
Askush nuk mund të prishte Teatrin Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme për të ndërtuar kulla për oligarkët!
MOS I FSHIHNI TË DHËNAT PËR COVID-19!”, shkruan Meta.

Gazeta Sot