Meta: – Marrëdhëniet me SHBA-të të shkëlqyera
25 Shtator 2022
“…Unë atë që them në takime të mbyllura e them edhe në takime të hapura. Thashë mendimin tim për çështjen e shpalljes non grata të Berishës, dhe që kjo është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim”.
Në daljen për mediet nga selia e PArtisë së Lirisë, ilir Meta u pyet edhe për atikimin e tij me ambasadoren e SHBA-ve dhe aleancën e tij me Sali Berishë.
Meta u shpreh se marrëdhëniet me SHBA kanë qenë dhe janë gjithnjë të shkëlqyera, duke shtuar se me ambasadoren pati një bisedë të hapur dhe bashkëpunese.
Meta: Unë mund t’iu them se marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në forcimin e partneritetit bilateral, në plotësimin e detyrimeve tona si anëtar i NATOS. Dhe së treti sa i takon përshpejtimit të integritetit evropian që është një interes tjetër i SHBA. Dhe kemi pasur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, shumë bashkëpunuese, këtë mund të thosha.
Nuk mund tu flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores sepse ata flasin vetë kur ka diçka për të thënë. Mund tu them se çfarë i thashë unë zonjës Ambasadore. Unë atë që them në takime të mbyllura e them edhe në takime të hapura. Thashë mendimin tim për çështjen e shpalljes non grata të Berishës, dhe që kjo është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim. Të gjitha vendimet që ka marrë Basha për bojkotin e reformës në drejtësi, çështja e djegies së mandateve, çështja e faljes së të gjithë pushtetit vendor dhe mos regjistrimin në 13 tetor të PD-së, të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha dhe ky është një akt i SHBA-be që nuk kemi pse ta diskutojmë.
Njëkohësisht i thashë që të thotë në Uashington që unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që nuk kam qenë dakord se pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Berishës dhe SHBA-ve, mes PD-së dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur edhe nga vetë PD-ja. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD-së, nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedhjeve të tyre. Ne i qëndrojmë programit tonë për të përmbushur detyrimet tona si vend anëtar i NATO.
Nga OraNews