Meta në Krujë: – Kurora e krenarisë tonë kombëtare është dëmtuar. Të merren masa menjëherë. –
Meta në Krujë: – Kurora e krenarisë tonë kombëtare është dëmtuar. Të merren masa menjëherë
– 6 Dhjetor, 2019
Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Kalanë e Krujës, e cila është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një mesazh në Facebook Presidenti shprehet se institucionet duhet të marrin masa të menjëhershme për të riparuar kurorën e krenarisë kombëtare.
“Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t’u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë. Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund! ”,- shkruan kreu i shtetit.
Gjatë vizitës në Krujë, Presidenti i Republikës u takua me banorët dhe familjet e lagjeve Varosh dhe Hoxhë, të prekur nga fatkeqësia natyrore duke parë nga afër dëmtimet e shtëpive të tyre, u interesua për problemet me të cilat përballen, si dhe për nevojat urgjente në këtë situatë emergjence.
Më pas Presidenti i Republikës vizitoi dhe fshatin Hasanaj ku takoi banorët, të cilëve tërmeti u shkatërroi banesat.
Gazeta Koha e Jone