Meta në qeveri më 26 prill 2021 nëse fiton PD-LSI, Berisha ose Mejdani në Presidencë?!

10 shtator 2020

Ilir Meta paralajmeron se ne rast fitore te PD dhe LSI bashke me koalicionin qeveritar, do te largohet nga presidenca me 26 prill 2021 nje dite pas zgjedhjeve parlamenatre. Disa media, cituan mbremjen e sotme me 10 shtator, burime te presidences qe kane thene se Meta do te jete kryeminister ose minister i Brendshem, pra me nje post te rendesishem ne qeveri.

Lajmi u njoftua nga Fax News por edhe media te tjera si Ora News. Sipas Fax, ne një bisedë mes miqsh, por që në fakt pritet të jetë dhe ofertë serioze dhe e mirëmenduar e Ilir Metës po qarkullon prej ditësh duke trazuar dhe njëherë ujërat e politikës në vend.

Burime jozyrtare për Faxweb bëjnë me dije se Ilir Meta po mendon të dorëzojë kostumin formal të Presidentit të Republikës më 26 prill të vitit të ardhshëm (një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare) dhe të përveshë mëngët për një post të rëndësishëm në ekzekutiv.

Po sipas këtyre zërave bëhet me dije se Meta është ofruar t’ia lërë karrigen e kreut të shtetit, Rexhep Mejdanit, Sali Berishës apo dhe vetë kreut të PD-së Lulzim Basha, në varësi të rezultatit zgjedhor, për të marrë në duar frerët e ekzekutivit si Kryeministër apo dhe thjesht ministër i Brendshëm.

“Jap fjalën që për 48 orë vendi ynë do të jetë më i sigurti në botë, do të heq dorë nga çdo teserë partie”, mësohet të jetë shprehur Meta, i cili prej shumë kohësh është në përplasje direkte me kryeministrin Rama për çështje të nxehta siç ishin zgjedhjet një partiake të 30 qershorit të vitit të shkuar, kthimeve pa fund të ligjeve të miratuara mes shumë polemikash apo ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Rikthimi i Metës në politikën aktive në fakt është përfolur prej shumë kohësh nga zëra brenda mazhorancës por dhe opozitës, ndërsa LSI është bërë gati të hyjë në një garë elektorale për herë të parë pa liderin e saj.

Kostot për këtë ‘mungesë’ ende nuk janë të qarta, por kjo lëvizje e Metës me shumë mundësi do të ndezë ‘në distancë’ motorët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nëse kjo ofertë hidhet në tavolinën e të ‘mëdhenjve’ të politikës pyetja e vetme është: Kush është gati të ndërrojë vendin me Ilir Metën?!

Ora News ka publikuar nje artikull per kete ceshtje ku shkruan:
Ora News ka mësuar nga burime jozyrtare, se në datë 26 prill Ilir Meta do lërë Presidencën.

Duket se vendimi për datën e zgjedhjeve la ndezur tensionet politik në vend.

Këto burime për Ora News bëjnë të ditur se Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për të vendosur rendin në vend.

Ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi, gjithmonë kjo në varësi të rezultatit të zgjedhjeve që janë dekretuar të mbahen më 25 prill 2021.

Ndërkohë, postin e Presidentit flitet që mund ta marrë Rexhep Meidani ose Sali Berisha, të dy persona që më parë e kanë mbajtur këtë post.

Gjithashtu, burimet për Ora News sqarojnë Meta nuk do te mbajë asnjë teser partie.

Ende nuk është e qartë pse po bëhet një veprim i tillë.

Zyrtarisht, mandati i presidenti Meta mbaron në datë 24 korrik 2022.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!