Meta në Shkodër: – Qeveria punon për shpopullimin, koha për organizim të fuqishëm të opozitës!
10 Shkurt 2024
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi këtë të shtunë një takim me strukturat dhe këshilltarët e Partisë së Lirisë në Qarkun Shkodër.
Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se vendi po shpopullohet dhe shqiptarët po zëvendësohen nga të huajt.
“Kjo sepse qeveria nuk ka prioritet qytetarët e saj, pasi jemi vemdi me p[agat më të ulëta në rajon.
Universitetet janë në kaos total, numri i studentëve ka rënë, ndërsa vendi pa të ardhme”, u shpreh ndër të tjera kreu i PL-së, Ilir Meta.
Duke u ndalur te ndihma ndaj fermerëve, Meta deklaroi se qeveria shqiptare nuk u jep asgjë, por bën projekte me shifra marramendëse. Mes të tjerash ai përmendi edhe zotin Berisha, pasi tha se Shkodra ka ngelur ende me rrugën që ai ndërtoi kur ishte në pushtet.
“Shkodrën mos e lini me rrugën. Rruga Lezhë-Shkodër është bërë që kur isha unë kryeministër. Rruga e Kombit akoma siç e ka bërë doktori. Ju e dini që në verë mund të shkohet për 4-5 orë nga Shkodra deri në Tiranë. Tani thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh subvencione.
Serbia jep 385 euro për një lopë jep, Maqedonia subvencionin edhe për çdo qen për fermat. 60% të të ardhurave të pensionistit shkojnë për bukën e gojës. I shikoni se sa ka shkuar çmimi i ushqimeve apo i apartamenteve. Ne do të japim grant 10 mijë euro për çdo fermer që dëshiron të bëjë një fermë. Do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.
Paratë këtu janë, por vidhen me projektet e tejfryra me projekte marramendëse. Është koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe të Partisë së Lirisë. Unë besoj shumë në integritetin e këshilltarëve tanë”, tha Meta.
Nga OraNews