Meta nuk mundet te shkarkohet? Del në media raporti paraprak i “Venecias”

6 mars  2020

Sipas disa mediave Komisioni i Venecias ka rrëzuar nismën e PS për marrjen e kompetencave të Presidentit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Burime nga selia në Strasburg e Venecias bënë me dije se raporti paraprak i Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese i jep të drejtë kreut të shtetit, – shkruan Ora News.

Por bëhet fjalë ende për një raport paraprak.

Sipas versionit të publikuar nga Ora News që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, “ekspertët e Venecias kanë arritur në përfundimin se veprimet e kreut të shtetit kanë qenë në përputhje me frymën e Kushtetutës”.

“Venecia konstaton se nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit. Gjithashtu, në dokumentin paraprak theksohet se veprimet e KED për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të dyshimta. Ekspertët e Venecias thonë në mënyrë të qartë se ligji i miratuar nga PS-ja, gjatë kohës që ata ishin në Tiranë për të monitoruar situatën është anti-kushtetues” – raporton Ora News.

j.l./ dita