Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD-së: – Hiqni duart ose ju çoj në burg
Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD-së: – Hiqni duart ose ju çoj në burg
12 mars 2021
Kerkesa e Bashkise Leter – bakalli, pa firme dhe pa vule.
Presidenti i Rapublikës, Ilir Meta është përplasur me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së pasi u kërkua lirimi i zyrave.
Meta është përplasur me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së pasi u kërkua lirimi i zyrave. Meta ka kërkuar nga policia e Bashkisë së Tiranës që të largohen nga ambientet e FRD-së pasi sipas tij po shkelnin ligjin duke synuar nxjerrjen jashtë të kësaj partie nga zyrat. Meta reagoi ndërkohë që ishte në një takim me kreun e FRD-së për çështjen në fjalë duke thënë se policët duhej të largoheshin ndryshe do t’i çonte me duart e tij policët ne burg.
Policia e Bashkisë së Tiranës zbarkoi më herët në zyrat e FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre. Raportohet se në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.
Bëhet fjalë për ambientet e katit të tretë, ku Bashkia e Tiranës shpjegon përmes një letre dërguar kreut të partisë Sali Shehu se duhen bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen pasi hapësira është pronë e bashkisë.
27.Al