Meta: -Qeveria fsheh borxhin publik! – T’i lëmë gallatat me ekonominë se do falimentojmë
Meta: -Qeveria fsheh borxhin publik! – T’i lëmë gallatat me ekonominë se do falimentojmë
28 JANAR 2022
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për median ngriti shqetësimin për rritjen e nivelit të borxhit publik, duke e akuzuar qeverinë Rama se po e fsheh atë.
Meta paraqiti disa shifra të borxhit publik në vend, i bëri thirrje Kuvendit dhe institucioneve që merren me këtë sektor, të bëjnë publik borxhin real që ka shteti shqiptar.
Në një dalje për mediat, kreu i shtetit theksoi se edhe marrja e huave s’do na shpëtonte nga borxhi publik. “Shpenzimet për interesat e borxhit, janë përkeqësuar. Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon. Niveli i borxhit është rritur në 8 vite, mbi 53%. Shërbimi i borxhit është rritur nga 4,6% në 6.11% në vitin 2020. Raporti i Borxhit publik është 2.96 % për Shqipërinë dhe 2.47 për Malin e Zi. Pra kuptohet se duhet të ishte e kundërta, ne vazhdojmë përkeqësohemi në këtë drejtim. Më pak të ardhura, më pak mundësi për të përmirësuar raportin me borxhin publik. Ka më shumë korrupsion këtu”, theksoi presidenti.
Më tej ai theksoi se “Patë dhe raportin e fundit, që është rritur korrupsioni. Edhe borxh për të paguar borxhet nuk mjafton më! Ulja e borxhit do të kërkonte ulje të rritjes ekonomike dhe kërkohet luftë serioze kundër korrupsionit. Do të kërkonte mosmiratim të PPP-ve”.
“Duke vlerësuar situatën kritike në të cilën ka arritur borxhi publik, për të parandaluar një humnerë financiare dhe drama, kërkoj nga Kuvendi dhe institucionet financiare të huaja dhe të vendit, që të bëjnë transparencë me borxhin, të nivelit aktual dhe atyre të pritshëm. Duhet bërë një analizë e përkeqësimit të parametrave marko-ekonomike. Shpresoj që aktorët të marrim më seriozisht çështjen e borxheve. Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi i raportit të borxhit ndaj GDP në nivele rënëse. Ligji i buxhetit për 2022 nuk bëri transparent nivelin real të borxhit dhe marrjen e masave, ministria e Financave raportoi se stoku i borxhit është 80%, ndërsa FMN 80.6%. Në 2021 ka arritur 80.1%, nuk është i vërtetë, sipas KLSH vlera reale mund të llogaritet më shumë se 84% dhe kjo në rastin më të mirë. Prandaj, shikoni këto tregues me qetësi, ku jemi ne, ku janë të tjerët këtu pranë nesh. Duhet të thellohemi të gjithë, sepse është borxhi i qytetarëve, që të mos përfundojmë si ndonjë vend tjetër e të dalim në falimentim” , tha Meta. ”, tha Meta.
Ai e cilësoi rritjen e borxhit si një kambanë alarmi dhe se kërkoi që të hetohen sipas tij dhe të vihen përpara drejtësisë ato që i kanë manipuluar statistikat e borxhit.
“Këto tregues janë kambanë e fortë alarmi për vendin, tregojnë qartë se jemi në një situtë kritike e jo të shëndetshme ekonomike finnicare, të heqim dorë nga gallatat me ekonominë e financiat e aq më tepër me borxhet. Edhe Japonia ka borxhe, por investitorët duan ta blejnë borxhin e saj. Koha e manipulimit të statistikave duhet të marrë fund dhe duhet të nisë ajo e ndëshkimit të atyre që i kanë kryer ato”, tha presidenti.
Gazeta Shqip