Meta: – “Shefat e policisë dreka e darka me kriminelë”. – Ne vazhdim nderpret fjalen per te degjuar Berishen dirkt nga parlamenti
13 Shkurt 2023
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që në nisje të fjalimit të tij nga protesta e opozitës, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Meta tha se shefat e policisë bashkëpunojnë me kriminelë.
“Parlamenti është shtëpia e përfaqësuesve. Ju këtu dhe të gjithë ne përfaqësojmë 750 mijë vota për të certifikuar. Kanë tmerr nga fjala e opozitës nga e vërteta. Ky nuk është më parlamenti i shqiptarëve që respekton rregulloren, por është kthyer në institucion që i shërben Ramës. Policët tanë paguhen më keq në rajonin tonë. Shefat e tyre janë të besuar dhe janë në mes të ditës e natës me trafikantë të drogës dhe kriminelë.”, tha Meta.