Meta takohet me Matthew Palmer në Uashington, ja çfarë u diskutua
Meta takohet me Matthew Palmer në Uashington, ja çfarë u diskutua
7 SHKURT 2020
Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në SHB, ka pritur në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.
Presidenca bën me dije se në këtë takim në në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të perspektivës së përbashkët europiane. Ndërkohë pjesë e këtij takimi ka qenë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.
Gazeta Sot