Mic Sokoli (Hero i Popullit). –
Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, të Rrethit Tropojë dhe rridhte nga një familje patriotësh.
Udhëhoqi njësi të mëdha ushtarake luftarake në shumë beteja. U shqua për strategji, gatishmeri dhe trimeri. Mori pjesë aktive në luftimet e Shkupit, Prizrenit,Ferizajit, Gjilan, në Gjakovë kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve Malazezë, luftoi në Plavë e Gucia, në Hot, Grudë, Tuz. Pastaj në rrafshin e Kosovës në betejën e madhe të Shtimes, të Carraleves, dhe së fundmi në atë të Slivoves nga ku dhe ra heroikisht.
Në betejën e Slivovës ne afersi te Shtimjes, në (Prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymezuar të gjithe luftetarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri dhe krenari.Njëri ndër kryetrimat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pa dyshim se ka qenë edhe Mic Sokoli, i njohur sidomos për aktin heroik në Betejën e Koshares e Slivovës më 20 dhe 21 prill të vitit 1881, kur ishte sulur mbi topat e forcave të Perandorisë Osmane dhe gjylja e topit ia kishte këputur trupin në mes.
Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit. Ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është shpallur “Hero i Popullit”. Rrjedh nga një familje patriotësh nga brezi në brez si nga paraardhësit ashtu edhe nga trashëgimtarët.
Ai së bashku me Sylejman Vokshin, Ali Ibrën, Sefë Kosharen e trima të tjerë udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. U shqua për strategji, gatishmëri dhe trimëri. Mori pjesë aktive në luftimet që u zhvilluan në verë të vitit 1878, në Gjakovë, kur forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vranë në rrethim, Mehmet Ali Pashë Maxharin, i cili kishte arritur në Kosovë me qëllim që t’ i bindte krerët e Lidhjes shqiptare që të mos kundërshtonin vëndimet e Kongresit të Berlinit të qershorit të vitit 1878. Vëndimet e tilla bëheshin mbi kurriz të trojeve shqiptare, të cilat Evropa i konsideronte se toka të Turqisë, ndërsa Turqia kërkonte nga shqiptarët që për hir të Stambollit të i jepej Malit të Zi, qyteti i Ulqini, Hoti Gruda dhe Plava e Gucia. (Çajre s’kemi pa e l’shue Ulqinin, kem Stambollin muhasere).
Mic Sokli ka marrë pjesë edhe Betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë të ndihmuar nga Rusia cariste. Ka marrë pjesë edhe në luftimet që u zhvilluan në Plavë e Guci, në Hot, Grudë dhe Tuz.
Në verë të vitit 1879 forcat turke e kishin arrestuar në befasi dhe e kishin mbajtur disa muaj në burgun e Pejës nën masa të shtuara të sigurisë. Me rastin e nisjes për në Stamboll, forcat e lidhjes në krye me Sefë Kosharen kishin sulmuar rojet dhe e kishin liruar. Prej asaj kohe ishte në shoqërim të vazhdueshëm sidomos me Sefë Kosharen.
Mic Sokoli me qindra malësorë nga Malësia e Gjakovës dhe të tjerë nga Dukagjini e Anadrini, në bashkëpunim me Sylejman Vokshin, Komandantin e Përgjithshëm të forcave të Lidhjes, pastaj Ali Ibrën, Smajl Hysenin e shumë të tjerë në pjesën e parë të prillit të vitit 1881 ishin pozicionuar në kodrat e Koshares dhe të Slivovës përballë qytetit të Ferizajt ku ishin stacionuar forcat ushtarake të këmbësorisë dhe artilerisë së Dervish Pashës.
Më 20 prill të vitit 1881 mes fshatrave Koshare dhe Slivovë të Ferizajt janë zhvilluar luftime të ashpra mes forcave pushtuese të Perandorisë turke në krye me Dervish Pashën dhe kryengritësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilët kishin kundërshtuar traktatet e fuqive të mëdha për copëtimin e tokave të katër vilajeteve. Sipas burimeve historike Dervish Pasha kishte rreth 20.000 trupa me të gjitha formacionet ushtarake, ndërsa Lidhja kishte tubuar rreth 4.000 mijë kryengritës nga Malësia, Dukagjini, Drenica dhe Rrafshi i Kosovës. Gjatë luftimeve kanë rënë më shumë se 300 kryengritës.