
Milano: – ‘Çmendet’ moti, tornado merr gjithçka përpara
21 Korikk 2023
Një tornado e fuqishme ka përfshirë Milanon së fundmi duke sjellë panik te qytetarët.
Mediat e huaja shkruajnë se për shkak të stuhisë pjesë të qytetit në Lombardi, në Italinë veriore, kanë mbetur të mbushura me pemë të rrëzuara dhe ndërtesa të dëmtuara pasi u goditën nga era dhe shiu.
Pamjet e tmerrshme tregojnë një tornado që fshin rrugët midis Gessate dhe Cernusco sul Naviglio. Mbeturinat mund të shihen duke u rrotulluar në ajër ndërsa retë e zeza shfaqen.