Miliarderi do dërgojë njerëz në Mars, 1 mln persona drejt planetit të kuq brenda 2050
Miliarderi do dërgojë njerëz në Mars, 1 mln persona drejt planetit të kuq brenda 2050
18 maji 2020
Miliarderi Elon Musk planifikon dërgimin e 1 milion njerëzve në Mars deri në 2050-tën, dhe për ata që nuk e përballojnë dot udhëtimin, do të jepen kredi, shkruan Business Insider.
Përmes një serie postimesh në Twitter, sipërmarrësi miliarder zbuloi detaje të reja rreth planeve të tij për të ndërtuar një qytet në planetin e kuq. Musk shpreson që gjatë 10 viteve të ardhshme të ndërtohen 1 mijë anije kozmike “Starship”, pra, rreth 100 të tilla në vit.
Qëllimi është të nisen tre “Starship”-e në ditë, për ta bërë udhëtimin në Mars të arritshëm për çdokënd.
“Do të ketë shumë vende pune në Mars!”, ka shtuar ai.
“Starship”, nëse realizohet ashtu siç është menduar, do të jetë sistemi më i fuqishëm i lancuar ndonjëherë.
Në çdo lëshim, këto anije mund të mbajnë më shumë se 100 tonë peshë, dhe mund t’i transportojnë pa vështirësi 100 persona.
Musk nuk ka specifikuar se çfarë do të dërgojnë saktësisht anijet hapësinore në Mars, por për ndërtimin e një baze të qëndrueshme do të nevojitet shumë ushqim, ujë, vegla e materiale ndërtimi.
Në fund të dhjetorit, Musk shkruante në rrjetin social se shpreson që fluturimi i parë të ndodhë pas dy apo tre muajsh.
j.l./ dita