Milionat e Greqisë për portalet dhe gazetarët shqiptarë, Tsipras e pranon: Të gjithë e dinë që kemi ‘fonde sekrete’. –
Milionat e Greqisë për portalet dhe gazetarët shqiptarë, Tsipras e pranon: Të gjithë e dinë që kemi ‘fonde sekrete’. –
Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes e Greqisë kanë shpenzuar miliona euro nga “fondi sekret” i tyre për të financuar portalet dhe gazetarët në Shqipëri, në funksion të propagandës politike të Athinës.
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka pranuar se Greqia financon prej vitesh përmes “fondit sekret” media dhe gazetarë të huaj për t’i shërbyer interesave politike të Athinës. Pas skandalit që ka përfshirë Greqinë ditët e fundit, për financime të portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri dhe Maqedoni, kreu i qeverisë greke ka dhënë shpjegimet e tij. Vetëm për muajin tetor rezulton se Greqia ka paguar për mediat në Shqipëri shumën e 1 milionë euro, ndërsa e gjithë kjo veprimtari në disa vite ka kushtuar 45 milionë euro. Para këto të financuara në media, gazetarë dhe shoqata jofitimprurëse.
Tsipras ka pranuar ekzistencën e fondeve sekrete në Ministrinë e Jashtme, duke deklaruar se kjo politikë ekziston prej vitesh dhe të gjithë e dinë këtë.
Të gjithë e dinë që ne kemi fonde sekrete në Ministri. Por ne kemi reduktuar buxhetin për fondet sekrete.
Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë
Nikos Kotzias dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm pas një debati për “fondet sekrete” me ministrin e Mbrojtjes, Nikos Kammenos. Reagime për skandalin që ka shpërthyer në Greqi ka pasur edhe në Shqipëri. Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpëtim Idrizi, e cilësoi emergjencë kombëtare dhe kërkoi nga presidenti i Republikës Ilir Meta mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Ndërsa historiania Eleni Kocaqi tha për Report Tv se skandali është edhe më i madh. Sipas saj, përmes këtyre financimeve të paligjshme Greqia ka ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë si dhe ka ndikuar opinionin publik.
Gazeta: Shqiptarja.com