Militarizimi dhe bastardimi rilindas i Parlamentit është puç mafioz kundër pluralizmit
2 Nentor 2023
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar kaosin e krijuar sot në seancën plenare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Vasili sulmon dhe bën përgjegjëse kryeparlamentaren Lindita Nikolla, e cila sipas tij e ka shndërruar parlamentin në një repart militar.
Ja postimi i plotë i Vasilit:
Militarizimi dhe bastardimi rilindas Parlamentit, puç mafioz kunder pluralizmit!
Pluralizmi eshte nen atak nga mafiozet dhe parlamenti eshte ne krizen me te tmerrshme ne 32 vjet te pluralizmit.
Bastardimi i parlamentit nga Nikolla, qe me nje sharlatanizem ne kufijte e idiotesise vazhdon seancat plenare ne menyren me te turpshme eshte prove qe mafia po telekomandon hapur Parlamentin.
Zgjidhja politike eshte zevendesuar me hajvanllekun politik te nje grupi deputetesh dhe kryetares Nikolla qe vazhdojne te ngrene votat mbi germadhat e parlamentit te bastarduar e militarizuar.
Parlamenti eshte shnderruar ne nje repart militar ku gardiste, police gjithfaresh me dhe pa uniforme zabërhanisin brenda dhe jashte tij.
Kurre me pare pluralizmi politik nuk eshte sulmuar kaq egersisht nga mafia, qe qeveris tashme edhe Garden e Republikes.
Institucionet e shtetit prokurori, polici dhe Garde po mesyjne Parlamentin jo ne emer te ligjit, por te urdherave mafioze te paligjshme te Rames dhe buratines Nikolla.
Keto intitucione te kapura, qe ju bejne fresk trafikanteve dhe krimineleve duke ju sherbyer atyre edhe me informacione, bejne sikur hetojne ne parlament kunder opozites.
Gardistet vijne verdalle ne sallen e parlamentit duke jubvringelluar muskujt deputeteve te opozites dhe duke harruar se po shkelin ligjin hapur dhe qe do te pergjigjen per kete qe po kryejne.
Keta gardiste dhe komandantet e tyre harrojne se do jene te paret qe do te shiten nga rilindasit sapo ata te ndihen ne hall.
Garda perveç nje demostrimi te neveritshme nuk po ben asgje tjeter sepse deputetet rilindas jashte salles se parlamentit kush i ruan?
Sot pluralizmi eshte goditur serish ne zemren e tij dhe militarizimi kunder tij tregon qarte junten mafioze, qe ka kapur te gjithe institucionet.
Per rilindjen kjo eshte nje beteje e humbur, per Garden, prokurorine, policine eshte nje pergjegjesi shume e rende qe do ti penalizoje aq sa nuk jua pret mendja.