
Mimi Kodheli ka pranuar se brenda socialisteve ka përplasje. – Kjo gjë është e pashmangshme.
8 Prill 2025
Kodheli, e cila gjendet në listën e hapur të PS-së për qarkun e Tiranës, ka deklaruar se përplasja mes socialistëve nuk po i bën mirë kësaj force politike.
“Kemi filluar më përpara se zakonisht. E mira është se mbërrin në më shumë dyer familjesh të përçosh mesazhin. E “keqja” është se ndonjëherë njerëzit vihen në presion. Çdo fushatë ka veçoritë e veta dhe është e ndryshme
Edhe para 4 viteve kam qenë në listën e hapur ku duhej thyer herësi, kështu që nuk jam në nxemje, por në një stërvitje të gjatë. Kam garuar në mazhoritar, po ashtu dhe kam eksperienca të ndryshme.
Kjo e sotmja duhej të ishte fokusuar te projekti i madh i PS-së. Shpesh herë vëzhgoj se ka një përplasje mes kandidatëve dhe kjo nuk i bën mirë qytetarëve dhe as kandidatëve.
Kjo është e pashmangshme, por do të kisha dashur që kandidatët të ishin fokusuar më shumë tek ajo që PS pretendon të bëjë gjatë 4 viteve të ardhshme të qeverisjes”, tha Kodheli në A2CNN.