23/04/19

Edhe sot minatorët kanë dalë në protestë përpara kryeministrisë. Ata po protestojnë për statusin e minatorit i cili u është premtuar nga qeveria shumë kohë më parë.

Minatorët thonë se do të qëndrojnë përpara Kryeministrisë e nuk do të largohen pa i dhënë një zgjidhje problemit të tyre.

“Rama vetëm na ka gënjyer, nuk është bërë asgjë për ne”, – është shprehur një nga minatorët, ndërsa paralajmërojnë se do të vijojnë me protestat.

Nga: Gazeta Liberale