Ministerja ne detyre: – Do dal të protestoj!

 

 11/03/2019.

Sot është zhvilluar protesta e mjekëve kundër dhunës ndaj tyre, ndërkohë që ka ardhur mbështetja e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu .

Manastirliu e ka konsideruar të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv.

‘Mbështes plotësisht protestën e bluzave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun’, shkruan ministrja e Shëndetësisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/