Ministrat e Jashtëm arabë kundër deklaratave të Trump për transferimin e palestinezëve: – Paqja e qëndrueshme, me 2 shtete
1 Shkurt 2025
Ministrat e Jashtëm arabë refuzuan të shtunën transferimin e palestinezëve nga toka e tyre “në çdo rrethanë apo justifikim”, duke paraqitur një qëndrim të unifikuar kundër thirrjes së Presidentit të SHBA Donald Trump për Egjiptin dhe Jordaninë që të pranojnë banorët e Rripit të Gazës.
Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi në Kajro, ministrat e jashtëm dhe zyrtarët nga Egjipti, Jordania, Arabia Saudite Katari, Autoriteti Palestinez dhe Liga Arabe thanë se prisnin me padurim që të punonin me administratën e Trump për të arritur një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në Lindja e Mesme, bazuar në një zgjidhje me dy shtete.
“Ne pohojmë refuzimin tonë të [çdo përpjekje] për të kompromentuar të drejtat e patjetërsueshme të palestinezëve, qoftë përmes aktiviteteve të vendbanimeve, dëbimeve ose aneksimit të tokës ose përmes lirimit të tokës nga pronarët e saj…në çfarëdo forme ose në çdo rrethanë apo justifikim” thuhet në deklaratën e përbashkët.
Arritja e paqes në Lindjen e Mesme, thuhet në deklaratë, bazohet në një zgjidhje me dy shtete, shtuan ata.