Ministri “14 vjec Dhenderr” vazhdon te na Habise me Intelegjencen si leximtar i madh.
Ministri “14 vjec Dhenderr” vazhdon te na Habise me Intelegjencen si leximtar i madh.
– Cakaj: Vendimi i rëndësishëm, Këshilli përqafon rekomandimin
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka konfirmuar edhe një herë arsyet pse vendimi i Këshillit në Luksemburg ishte për Shqipërinë pozitiv e i rëndësishëm.
“Vendimi i djeshëm i Këshillit për Shqipërinë është i rëndësishëm për tre arsye kryesore:
E para, Këshilli përqafon në tërësi Raportin e Komisionit që rekomandon hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. E dyta, Këshilli ka bërë një trajtim pothuajse identik të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. E treta, Këshilli ka përcaktuar shprehimisht se vendimi i ardhshëm do të jetë ‘i qartë’ dhe ‘përmbajtësor’ për Shqipërinë, duke shmangur një situatë të papërcaktuar politike,” shprehet Ministri në Detyrë Cakaj.
Në postimin në rrjetin social Facebook Cakaj shkruan se shtyrja vjen si rrjedhojë e pengesave proceduriale dhe se vonesa në publikimin e Raportit të Komisionit është duke u manifestuar në vonesën në vendimmarrje të Këshillit.
“Vetë Këshilli në konkluzionet e tij të fundit nënvizon se për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, krahasuar me rëndësinë e çështjes, vendimi do të shtyhet për më së voni në tetor,” shkruan Ministri në Detyrë Cakaj.
Ministri në Detyrë Cakaj thekson se Shqipëria nuk është ngarkuar me asnjë kusht shtesë në rrugëtimin e saj evropian.