Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, deklaroi se elektorati i PS mund të jetë të mërzitur nga qeverisja e majtë.
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, deklaroi se elektorati i PS mund të jetë të mërzitur nga qeverisja e majtë.
7 prill 2021
I ftuar në A2, ish-kryeministri i socialistëve është ka folur dhe për vendimin pse ‘të vjetrit’ e selisë rozë janë vendosur nga kryeministri Rama në ‘vijën e zjarrit’ të listave.
Majko ka theksuar se PS mund t’i fitojë zgjedhjet, por është dhe mundësia që të ‘përfundojnë në greminë’. Ai është shprehur se në rast s’e nuk fiton mandatin, atëherë do të shfaqet në studiot televizive si analist politik.
“Ne po shqetësohemi për njerëzit që na kanë votuar, por që për shumë arsye mund të jenë të mërzitur. Kjo është arsyeja që unë bashkë me kolegët e mi jemi vendosur te vija e zjarrit. Te vija e zjarrit mund të shikosh edhe greminën.
Ne mund t’i fitojmë zgjedhjet, por edhe mund të mos i fitojmë zgjedhjet dhe ju nesër mund të më ftoni si një analist politik, jo si një deputet i kuvendit të Shqipërisë. Nuk po bëj shaka, përkundrazi po bëj aplikim që tani”, tha Majko në A2.
Përplasja me Baton Haxhiun
Pandeli Majko ka mbajtur dhe një qëndrim të ashpër ndaj analistit Baton Haxhiu, i cili ka folur për ‘kulisat’ brenda PS-së dhe vendimin e Ramës për t’i vendosur ‘xhaketat’ e vjetra të PS në vende jo të sigurta në lista për t’i ndëshkuar ata.
Një interviste në ‘Real Story’ në News24, Pandeli Majko ka sulmuar për herë të parë analistin Baton Haxhiu, i cili është i njohur për qëndrimet pro të majtës.
“Batonit ia ka parë hajrin Kosova dhe nuk besoj se do bëjë ndonjë hajër të madh këtu duke komentuar apo nxitur historira të çuditshme brenda PS-së. Historitë e PS janë shumë të ndryshme nga të zotit Haxhiu. Kur dëgjoj këta tipa, më kujtohet një histori me mikun tim të ndjerë, Moikom Zeqo. Kemi qenë të ftuar në një konferencë ndërkombëtare.
Pas natës së 2 a të 3, më troket Moikomi në derë, më thotë se kam parë një gjë të tmerrshme. Ajo që kishte ndodhur ishte se një nga intelektualët nga Kosova kishte pirë pak më shumë se sa duhet dhe kishte nisur të shante në serbisht, por zakonisht kur shan, shan në gjuhën e nënës. Kjo mu kujtua kur më përmende Batonin,” tha Majko.
Gazeta Panorama