Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias flet për “Detin”: – Pala shqiptare po përgatitet të firmosë e t’ia dorëzojë presidentit Begaj
14 Prill 2023
Qeveria shqiptare po bëhet gati t’i kërkojë presidentit Begaj plotëfuqishmërinë për dërgimin në Hagë të cështjes së ndarjes së detit!
Zhvillimet në çështjen e mbetur pezull prej kohësh i zbuloi Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias në një intervistë për mediat helene.
Nikos Dendias: “Pala shqiptare po përgatitet të firmosë e t’ia dorëzojë presidentit të vendit, me sa dimë. Kjo nuk është çështje që na përket ne, një dokument prokure pra, që t’i jepet mundësia grupit negociator ta diskutojë këtë me ne”.
Densias theksoi se pret që viti 2023-i të ezaurojë pregatitjen e dy vendeve për tu përballur më pas në Hagë për ndarjen e shelfit kontinental dhe zonës ekskluzive ekonomike në det.
Nikos Dendias: “Dhe sigurisht që nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po, do të thosha se brenda 23-it jam në pritje”.
Në Parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territoriale të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon.
Ky vendim u shoqërua me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri për faktin se si do të ndikonte në ekonominë dhe në përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve.
Nga OraNews