Ministri i Jashtëm i Rusisë akuza Perëndimit, Lavrov flet per Pavarësinë e Kosovës, “të shpallur ilegalisht”.
29 Gusht 2022
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar se vendet perëndimore në mënyrë të njëanshme njohën Kosovën si shtet të pavarur, sepse kjo është e dobishme për ta.
Deklarata e diplomatit rus u bë për televizionin rus “Zvezda” dhe sipas tij, Perëndimi është i gatshëm të njohë pavarësinë e shpallur ilegalisht, pa asnjë referendum, në mënyrë të njëanshme, siç ishte rasti me Kosovën.
“Perëndimi, në përpjekje për të ruajtur dominimin dhe për të shkuar kundër rrjedhës objektive të historisë, refuzon të drejtën ndërkombëtare. Rregullat janë shpikur në varësi të detyrës specifike. Kur të jetë e nevojshme, Perëndimi është i gatshëm të njohë pavarësinë e shpallur ilegalisht, pa asnjë referendum, në mënyrë të njëanshme, siç ishte rasti me Kosovën”, tha ai.
Lavrov nënvizoi se kur nuk i përshtatet Perëndimit të njohë një vend, nuk e bën këtë. Sipas tij kështu ndodhi me Krimenë.
Gazeta Panorama