Ministri serb i ‘gëzohet’ liberalizimit të vizave për Kosovën: – 500 mijë shqiptarë do të largohen përgjithmonë drejt… – “Të përdorim politikën e Millosh Obrenovićit”/
7 Janar 2024
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Miloš Vucevic, deklaroi dhe deri në 500 mijë shqiptarë do te largohen nga Kosova e do të zhvendosen drejt vendeve të BE pas liberalizimit të vizave në zonën Shengen.
Sipas tij, për këtë arsye popullata serbe nuk ka “pse të mërzitet” për heqjen e vizave për Kosovën.
Vucevic u shpreh se heqja e vizave për Kosovën nga BE-ja do të rezultojë njësoj si strategjia 1830-1876 (e migrimit të detyruar të shqiptarëve) nga princi i atëhershëm i Serbisë, Millosh Obrenovic.
Në të njëjtin kontekst ai mbrojti edhe vendimin e muajit të kaluar të qeverisë serbe për lejimin e automjeteve me targa të Kosovës të qarkullojnë nëpër Serbi lirshëm.
“Pse jemi të mërzitur?
Lërini shqiptarët të ikin. 500,000 njerëz do të shkojnë atje, në Europë.
Le të tregohemi të mençur politikisht, na duhet pak politika e Millosh Obrenovicit, vetëm pak durim. Populli ynë duhet të piqet politikisht, për të kuptuar historikisht disa rrethana”, tha Vuçevic për median serbe Vojvodina RTV .