Ministria e Drejtësisë me “dorë të hekurt” ndaj noterëve, u ndëshkuan… – Heqje licence, pezullime dhe…
7 Shtator 2024
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë ka intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale, duke realizuar 42 inspektime dhe duke marrë masa ndaj 22 noterëve problematikë.
Prej tyre, 11 noterëve u është hequr përfundimisht licenca, 4 të tjerë janë pezulluar, ndërsa ndaj 7 noterëve janë vendosur masa administrative. Gjithashtu, janë sekuestruar 17 arkiva noteriale.
“Gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë ka intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale, duke realizuar 42 inspektime dhe duke marrë masa ndaj 22 noterëve problematikë!
Jemi të përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar shërbime të ndershme dhe të ligjshme!”, shkruan ministri.
Ministria e Drejtësisë njofton se kontrollet kanë ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve