Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Ukrainë: – Ikni sa më parë. Mos udhëtoni drejt Ukrainës

12 Shkurt 2022

Shqipëria i bashkohet vendeve që u kanë kërkuar shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Përmes një deklarate për mediat Ministria e Jashtme e Shqipërisë thekson se është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit me Rusinë.

Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

Gjithashtu, i bën thirrje që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27;  +48 501 194 910; ose në adresat e emailit:

Vetëm pak ditë më parë presidenti Ilir Meta ka zhvilluar takim me  Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj. Tema e diskutimit ishte kërcënimi i një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, duke e cilësuar se do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Nga ana tjetër NATO në analizën e bërë nënvizon kontributin e vendeve të Ballkanit për një organizatë të hapur teksa shton se nuk do ti nënshtrohet presionit.

Pas Amerikës, Britania thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Ukraina

NATO ka thënë se përmes procesit të zgjerimit të kësaj aleance ushtarake nuk u bëhet presion shteteve të caktuara që të bëhen anëtare, porse zgjerimi më shumë është një proces i bazuar në parimin e “dyerve të hapura” për të gjithë ata që duan të anëtarësohen dhe janë të gatshëm t’i përmbushin kriteret, thuhet në document duke iu përgjigjur rusisë e cila ka vendosur mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën.

Nga OraNews