– Ministria e Mbrojtjes bleu 6 helikopterë për 78.6 mln euro, ku janë sot? Ish-shefi i shtabit: Ka 22 mjete.

4 GUSHT 2021

Kërcënimi nga zjarret ka ngritur problematikën e mos pasjes së një flote të posaçme ajrore për të shuar flakët që kërcënojnë mijëra hektarë tokë, duke rrezikuar dhe jetët e njerëzve në Shqipëri.

Ministria e Mbrotjes bleu gjashtë helikopterë në vitin 2014, nga të cilët, dy janë për emergjencat civile, por asnjëri nuk është parë të fluturojë në qiellin e Shqipërisë për të shuar flakët që kanë pushtuar vendin. Shkaku se ishin pjesë e remontit dhe se prej dy ditësh dolën në terren tre helikopterë.

A2CNN ripublikoi kontratën e që qeveria shqiptare ka bërë me kompaninë Airbus Helicopter për të blerë 6 helikopterë. Sipas kësaj kontrate të miratuar në 31 korrik 2014, shteti shqiptar ka blerë gjashtë helikopterë nga të cilët 4 janë të modelit cugar ushtarak, ndërsa dy të tjerë janë helikopterë për emergjenca civile.

Vlera e këtyre gjashtë mjeteve fluturuese ishte e kripur mjaftueshëm për financat shqiptare, plot 78.6 milionë euro, para të cilat siç duket kanë shkuar dëm pasi helikopterët nuk po e kryejnë funksionin e tyre.

Ndërkohë që ish-shefi i shtabit të Përgjithsëm, Xhemal Gjunkshi ka ngritur pyetjen se pse ministria e Mbrojtjes nuk u përdor 22 helikopterët, ku janë ato.

“Aktualisht forcat e armatosura kanë 22 helikopterë por nga 22 përdoren vetëm 2. Një helikopter Couger dhe dy të tjerë. Couger është i vetmi helikopter që përdor kovë që mban 2 mijë e 500 litra ujë. Dy të tjerë kanë kapacitet prej 300 litrash. Kjo gjendje e mjeruar vijon prej kohësh në Ministrinë e Mbrojtjes që në kohën e Olta Xhaçkës dhe në kushtet kur sot e drejton ministrinë Niko Pelesh”, tha Gjunkshi për Top Channel.

Gishtin e akuzës e drejton nga ish ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. “Ish ministrja Olta Xhacka ka përdorur në mënyrë private dhe për interesa personale partiake asetet strategjike siç janë helikopterët e Forcave të Armatosura dhe janë konsumuar dhe si rezultat i sja helikopterët janë jashtë gatishmërie, pra nuk fluturojnë dot. Në këto kushte kërkohet të alokohen fonde, fonde të cilat duhet të ishin alokuar që këta helikopterë të ishin në gatishmëri për t’i përdorur në këto ditë të vështira dhe nuk është bërë”, theksoi ish-deputeti i PD-së.

Demokratët i  kërkojnë SPAK të hetojë ish ministren e mbrojtjes  Olta Xhaçka për kallëzimet e bëra duke paralajmëruar të tjera padi në adresë të saj.

Gjunkshi: Kemi dhe fakte të tjera për abuzime të theksuara dhe të rënda që cenojnë interesin kombëtar në lidhje me infrastrukturën ushtarake.

Gazeta Shqip