Ministria e Shëndetësisë konfirmon rastin e parë me koronavirus në shtetin fqinj
Ministria e Shëndetësisë konfirmon rastin e parë me koronavirus në shtetin fqinj
26 SHKURT 2020.
Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup është konstatuar rasti i parë me koronavirus.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk ka ende informacione mbi personin e infektuar.
Jo zyrtarisht nënvizohet se personi i përfshirë nga kjo sëmundje është një shtetas i kthyer nga Italia, dhe që ditë më parë ishte lajmëruar në Klinikën Infektive, përcjell INA. Kryeministri teknik Oliver Spasovski, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe Zharko Karaxhovski nga Instituti i Shëndetit Publik pritet që të bëjnë publik këtë rast të parë të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Në dy rastet e tjera pacientët e ardhur nga Italia kishin rezultuar negativisht.
Gazeta Sot