Ministrja Balluku dhe Klosi priten me protestë nga dhjetëra qytetarë, ja si qëndron e vërteta e vendimit.-

26/01/2019

Qeveria dhe opozita u përballen sot në Gramsh. Ka qenë Partia Demokratike që ka organizuar në mesditë një protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit në Holtë.

Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ishin në kanionin e Holtës, ku zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e zonës.

Këto janë fotot e protestës së qytetarëve të cilët u nisën edhe nga Tiranë në mbrojtje të Kanionit të Holtës.