“Miratimi do jetë shumë i shpejtë”/ Izraeli njofton se ka gjetur kurën 100% për koronavirusin, zbardhen rezultatet e shkëlqyera në shërimin e pacientëve
“Miratimi do jetë shumë i shpejtë”/ Izraeli njofton se ka gjetur kurën 100% për koronavirusin, zbardhen rezultatet e shkëlqyera në shërimin e pacientëve
24 PRILL 2020
Ilaçi izraelit kundër koronavirusit raportohet se ka 100% sukses edhe në mesin e pacientëve me sëmundje të rëndë. Ai po testohet në Shtetet e Bashkuara për herë të parë. Pluristem Therapeutics Inc, një kompani bioteknologjike me qendër në Haifa / Izrael, raportoi se shtatë pacientë që ishin në rrezik të lartë për vdekje, për shkak të mungesës së frymëmarrjes, dëmtimit të organeve, duke përfshirë zemrën dhe dëmtimin e veshkave, mbijetuan pas marrjes së këtij mjekimi.
Shtatë pacientët u trajtuan me qelizat alogjenike të zgjeruara të pluritit (PLX) të Pluristemit. Në thelb, këto qeliza mund të shtypin ose mbrojnë potencialisht aktivizimin e rrezikshëm të imunitetit, që shkakton vdekjen në shumë pacientë me koronavirus.Tani, një pacient në gjendje kritike me COVID-19 në SHBA, është trajtuar me terapi qelizore PLX në Holy Name Medical Center në New Jersey. Rezultatet e trajtimit nuk janë publikuar ende.
Pluristem Therapeutics, përdor placentat për të rritur qelizat e zgjuara dhe i programon ato, për të sekretuar proteina terapeutike në trupat e njerëzve të sëmurë. CEO presidenti i kompanisë, Yaky Yanay tha të enjten se një testim do të vijë së shpejti dhe, pasi të zhvillohet, ai shpreson që “miratimi mund të jetë shumë i shpejtë.” “Pas marrjes së dritës së gjelbër nga rregullatorët”, tha ai, “sasi masive të trajtimit mund të përgatiten”. “Ne mund të prodhojmë qeliza për të trajtuar mijëra pacientë shumë shpejt,” tha Yaky Yanay.
Trajtimi përbëhet nga doza 15-mililitër të qelizave – të njohura si qeliza Expanded Pacental – të administruara në injeksione të thjeshta ndër muskulore. Pasi futen në trup, Yanay tha që qelizat bëhen si “një fabrikë e vogël që gjeneron proteina terapeutike”.
Ai shpjegoi: “Shumica e ilaçeve që ne njohim administrohen në sasinë që na nevojiten, por ky është një ilaç që mund të ndiejë mjedisin e trupit të njeriut dhe bazuar në sinjalet që qelizat marrin nga trupi, ato sekretojnë proteina terapeutike që shtyjnë trupi drejt rigjenerimit”.
Qelizat sekretojnë dy lloje të proteinave. Njëra zvogëlon inflamacionin, tjetra është rregullatore e sistemit imunitar. Yanay shpreson që këto të ashtuquajtura proteina të imuno-modulimit, mund të ndikojnë sistemin imunitar.
“Ata ndalojnë trupin të sulmojë organet e veta, duke bërë që qelizat e placentës të sekretojnë faktorët imuno-modulues, në thelb duke çlodhur sistemin imunitar, pasi proteinat e tjera zvogëlojnë inflamacionin”, tha Yanay.
Ai sqaroi: “Pacientët, që janë në gjendje të rëndë dhe po vdesin, në të vërtetë vdesin nga një gjendje e rëndë e frymëmarrjes. Ajo që po ndodh vërtet është se kanë nivel shumë të lartë të inflamacionit dhe në një moment të caktuar sistemi imunitar i pacientit do të sulmojë (pacientin), kryesisht në mushkëri ”.
Deri më tani, teknologjia e Pluristem është përdorur kryesisht për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga rrjedhja e dobët e gjakut në këmbë, por shkencëtarët e kompanisë ishin në gjendje të riformatonin shpejt qelizat, për të trajtuar pacientët me koronavirus.
“Ne marrim qelizat nga placenta dhe kemi zhvilluar teknologji, për të zgjeruar qelizat në një numër shumë të madh, në një mjedis që imiton trupin e njeriut,” tha Yanay. “Teknologjia na lejon të trajtojmë më shumë se 20,000 njerëz nga një placentë e vetme.”Ekipi i tij “programon” qelizat, të cilat më pas kanë një gamë të gjerë të proteinave që mund të sekretojnë. Qelizat nuk çlirojnë vetëm proteinat, por gjithashtu “rregullojnë nivelin e sekretimit në bazë të sinjaleve, që marrin nga trupi”, tha ai.
Yanay deklaroi se Pluristem, i cili e ka qendrën në Haifa, do të vazhdojë të trajtojë pacientët, që e aprovojnë trajtimin, ndërsa po punojnë sa më shpejt të jetë e mundur për të marrë miratimin e plotë nga rregullatorët.
“Fokusi ynë kryesor mbetet, megjithatë, fillimi i një studimi klinik ndërkombëtar,” tha ai, duke shtuar se besonte që “terapia qelizore është një kandidat shumë i mirë, për të trajtuar një sëmundje komplekse që po sulmon disa organe.” /Business Magazine
Nga: Gazeta Sot