![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/Screenshot-2022-10-20-235129.jpg?fit=1056%2C628&ssl=1)
Miratohet me 97 vota pro projektligji për hapjen e dosjeve të sigurimit
21 Tetor 2022
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar për disa ndryshime në ligjin për dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pak minuta më parë me 94 vota pro dhe 1 abstenim Propozimin e Partisë Socialiste për shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie.
Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta. Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi.
Gazeta Dita