27 Maji 2024

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste për antikorrupsionin.

Pr/rezoluta u miratua pasi mori 76 vota pro dhe vetëm 2 kundër, ato të dy deputetët e opozitës Agron Shehaj dhe Dashnor Sula.

Në sallën e Parlamentit nuk kanë munguar as tonet e larta me kreun e grupit të PD Gazment Bardhi i cili i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke i thënë: “Ti do të luftosh krimin dhe korruspionin?”.

“Ti je mafioz, je pronari i Arben Ndokës. Na e solle këtu dhe bashkë me të u shpallët si dashnorë të drejtësisë, ndërkohë që porosisnit vrasje”, iu drejtua Bardhi kreut të qeverisë.