Mishi i destinuar për groposje përfundon në fabrika sallami. Fabrika KAZAZI dhe BZF ‘mbyllin gojën’
12 Korrik 2024
Televizioni Ora News ka ngritur alarmin për mishin e pakontrolluar që shitej në tregje, i cili pasi është sekuestruar nga inspektoret e AKU ka përfunduar ne fabrika sallami.
Spas KLSH Inspektoret e AKU e kanë dërguar mishin e destinuar per asgjesim te fabrikat Kazazi dhe BZF.
Skandali thellohet me tej pasi nuk administrohet flete-hyrja në dy fabrikat për mishin e bllokuar, për më tepër nuk ka asnjë dokument që fakton se është bërë asgjesimi i mishit te destinuar për groposje.
Sipas KLSH ekziston mundësia që ky mish të përpunohet dhe të rifutet përsëri në treg.
Ora News ka kërkuar informacin nga subjekti Kazazi dhe BZF se sa ka qenë sasia e mishit që inspektoret e AKU kanë dorëzuar te këto subjekte, dhe ku përfundoi mishi i bllokuar?
Në përgjigjen e tij BZF na ka berë me dije se të dhënat i ka ruajtur ne format elektronik dhe po kërkon në arkivë.
Përgjigjia nga arkiva nuk erdhi asnjëhere edhe pse kaluan më shume se 2 muaj pritje.
Ndërsa fabrika e mishit Kazazi ka anashkaluar të gjitha pyetjet që i kemi dërguar dhe na ka bere me dije se i ka venë në dispozicion AKU një ambjentit frigoriferik per nevojat e institucionit.
Skandali institucional i AKU shkon deri aty sa çon mishin te fabrika Kazazi pa patur minimalisht një kontratë qiraje me këtë subjekt.
”Keni kontratë me AKU, që ju ka marrë me qira?
Çdo gjë e ke të shkruajtur këtu.
Keni një kontratë qiraje, se mua nuk më rezulton që të keni?
Jo nuk ka kontratë qiraje nuk ka.
Panvarsisht insistimit tonë me anë të nje tjeter shkrese per te na informuar se sa ka qënë sasia e mishit që ka derguar AKU te ky subjekt, dhe ku ka perfunduar mishi që duhej asgjesuar ‘Kazazi’ ka refuzuar të na përgjigjet.
Eshtë pikerisht AKU që pretendohet se garanton sigurinë ushqimore në vend, institucioni që vë në rrezik jetën e qytatarëve duke lenë te hapur mundesine e abuzimit me mishin e destinuar për groposje që të serviret në tryezat e familjeve tona.
Nga Alketa Çeku, OraNews