“Misioni vazhdon”: – Kryemadhi si Basha në 17 vjetorin e LSI, flet për “vazhdim të luftës”.
“Misioni vazhdon”: – Kryemadhi si Basha në 17 vjetorin e LSI, flet për “vazhdim të luftës”.
6 SHTATOR 2021
Në 17 vjetorin e themelimit të LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar përmes një mesazhi të shkurtër simpatizantët e kësaj partie, të cilët i nxit “të vazhdojnë të luftojnë”.
Kryemadhi shkruan se misioni vazhdon dhe se të gjithë ato gra, burra e vajza që luftojnë për atë që LSI përfaqëson duhet të festojnë sot.
“Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson.
Misioni vazhdon”, shkruan Kryemadhi.
“Misioni vazhdon” i Monika Kryemadhit ngjason me librin “Misioni im” i Lulzim Bashës, ndërsa ngjashmëri në mesazhin e saj ka edhe artikulimi i fjalëve “vazhdoni luftën, lufta vazhdon”.
Gjithsesi, edhe pse në një kamp opozitar, betaja e Bashës dhe Kryemadhit duket se do vazhdojë në fronte të ndara. Këtë e tregoi marrja e të gjitha komisioneve parlamentare nga ana e PD, e cila preferoi të mos e ndante pushtetin me LSI.
LSI u themelua në 6 shtator të vitit 2004 nga Ilir Meta, sot president, asokohe i sapo larguar nga Partia Socialiste.
Gazeta SHQIP