Mistere/ Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj
9 Dhjetor 2022
Njerëzit që kanë qenë njëherë pranë vdekjes kanë raportuar përvoja mistike, si: shkëputja prej trupit, ngritja në ajër, prania e një qenie shumë të dashur prej drite – ndonjëherë e interpretuar si Perëndia, duke kaluar në një tunel e pas kësaj duke dalë në dritë, duke u bashkuar me të dashurit e tyre etj.
Meqenëse këto përvoja janë të thella, askush nuk është kthyer me prova apo informacione të vërtetueshme nga “përtej varrit”.
Komuniteti shkencor është shumë i përçarë në këto përvoja. Skeptikët sugjerojnë se ato janë të shpjegueshme si natyrale dhe halucinacione të parashikueshme nga truri i traumatizuar.
Ndërsa shkencëtarët paranormalë i etiketojnë si dëshmi e jetës së përtejme. Raste të tilla shpeshherë janë raportuar pasi individi është shpallur i vdekur klinikisht, ose shumë pranë vdekjes.
Me zhvillimet e reja në teknikat e kardiologjisë, numri i këtyre përvojave po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Nëse janë apo jo halucinante këto përvoja, kanë efekt tek vëzhguesi.
Shumë raporte të përvojës pranë vdekjes duken se përfshijnë elemente të cilët, sipas disa teoricienëve, mund të shpjegohen vetëm nga vetëdija jashtë trupit. Për shembull, një grua e përshkroi në mënyrë të detajuar një instrument kirurgjik të cilin nuk e kish parë më parë, po ashtu edhe një bisedë që kishte ndodhur ndërsa ajo ishte në anestezi totale.
Në një tjetër rrëfim, në Holandë, një infermiere i hoqi protezat e dhëmbëve një pacienti të pavetëdijshëm, që vuante nga një atak në zemër dhe kur po dilte nga spitali ia kërkoi t’ia kthente.
Nëse janë ose jo paranormale këto përvoja, asnjë nuk mund ta vërtetojë plotësisht apo ta hedhë poshtë. Megjithatë është e qartë që asnjë model psikologjik apo fiziologjik nuk mund t’i shpjegojë të gjitha përmbajtjet e përvojave pranë vdekjes.
Dukuria paradoksale e ngritjes në ajër, vetëdija e kthjellët dhe mendimet logjike gjatë periudhës së paaftësisë së aktivitetit cerebral ngre shumë pikëpyetje për kuptimin tonë rreth vetëdijes dhe lidhjen me funksionimin e trurit. Debati vazhdon ende, pa gjetur një zgjidhje logjike.
Nga Alfapress