Misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit. –
Misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit. –
January 19, 2018 17:48
Çfarë misteresh të tjera fshihen pas pikturave të legjendës Leonardo Da Vinçit?Bright Side sjell disa prej tyre dhe zbulimet e bëra së fundmi nga shkencëtarët.
- Një gabim në pikturën e Salvator Mundi
Nëse shikoni me vëmendje pikturën, do të vini re që sfera që jezusi mban në dorë është transparente. Por Leonardo i cili ka studiuar shkencën e optikës, duhet ta dinte që sfondi mbas sferës së kristaltë nuk mund të paraqitej në atë lloj mënyre. Sfondi duhet të ishte më i zmadhuar dhe duhet të dalë jashtë fokusit.
- Një fakt suprizues për The Last Supper (Darka e fundit)
Çfarë mund të bashkonte Jezusin dhe Judën në këtë kanavacë? Ekziston një teori bazuar tek I njëjti person I cili ishte model për të dy rolet. Fatkeqësisht nuk dihet kush ishte ky person.
Bazuar në legjendë, da Vinci e gjeti jezusin e tij në korin e kishës ku më vonë shërbeu si këngëtar. Më vonë ku piktura thuajse kishte përfunduar, mjeshtrri nuk mund të gjente asnjë për rolin e Judës dhe ky ishte momenti kur ai erdhi mbi një njeri të dehur që shtrihej në hendek. Kur da Vinci e përfundoi pikturën si dhe imazhin e Judës, modeli pranoi se e kujtonte këtë pikturë pasi kishte pozuar për atë, si jezusi 3 vite më parë.
- Një fakt tjetër suprizues për Darkën e fundit
Një detaj tjetër interesant në këtë pikturë është kripa e përmbysur e vendosur ngjitur me Judën. Është e mundur që kjo të mbështesë besimin se kripërat e derdhura çojnë në telashe, meqë piktura përshkruan momentin kur Jezusi thotë se një nga të mbledhurit do ta tradhtonte.
- Një zbulim I kohëve të fundit për portretin e Isabella d’Este
Portreti I Isabelle d’Este është zbuluar së fundmi dhe sipas shkencëtarëve I përket Leonardo da Vincit. Thuhet të jetë një prej punëve të tij pasi është përdëror i njëjti pigment dhe e njëjta shtresë si në pikturat e tjera. Ndër të tjera dhe imazhi i gruas është tepër i ngjashme me Mona Lisin më saktë buzëqeshja.
- Versione të ndryshme të Lady ëith an Ermine (Zonja me një hermelinë)
Zonja me një hermelinë (The Lady ëith an Ermine) kaloi përmes një teknike të re skanimi dhe suprizoi shkencëtarët me faktin që hermelina siç tregohet në pikturë nuk ishte gjithmonë. Dy versionet e portretit ishin pikturuar në të njëjtën kanavacë përpara se të merrnin formën përfundimtare që njohim tani.Versioni I parë ishte pa hermelinën ndërsa I dyti përshkruan një kafshë.