MISTERET e SHKRIMEVE OSMANE.

9 kaligrafitë e përdorura në dokumentet osmane per Shqiperine nga shekulli i 15-të deri ne shekullin e 20-të.

Osmanologu Rrezart Mezani, në një intervistë për ABC News deshifron 9 kaligrafitë e përdorura në dokumentet osmane nga shekulli i XV deri ne shekullin e XX. Referuar dokumenteve dhe librave të shenjtë që ruhen në Arkivin e Shtetit, specialisti thotë se përsosmëria e shkrimit arriti kulmin në shekullin e 17 -18.

Osmanologu Rrezart Mezani, ne një intervistë për Abc news deshifron 9 kaligrafitë e përdorura në dokumentet osmane nga shekulli i 15-të deri ne shekullin e 20-të.

 

Referuar dokumenteve dhe librave te shenjte qe ruhen ne arkivin e shtetit, specialisti  thote se persosmeria e shkrimit arriti kulmin ne shekullin e 17 -18-të.

Osmanishtja e vjetër tashmë hyn tek gjuhët e vdekura, por mjaft e rëndësishme për deshifrimin e dokumentave që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët. Osmanologu Rrezart Mezani përveç  vlerës së këtyre dokumentave, na sjell edhe një këndvështrim të rëndësishëm në llojet e shkrimeve të përdorura që janë plot 9 kaligrafi. Ndër më të përdorshmit sipas specialistit është rika.

Por më i hershmi ndër to është kufi, i cili më pas është përdorur vetëm për dekore.

Kaligrafia talike është kryesisht e anuar djathtas, thekson osmanologu dhe është përdorur edhe si zbukurues në ferman dhe mbishkrime.

Një formë tjetër shkrimi e veçantë është sylys  i cili ka edhe një lidhje të ndërmjetme sipas specialistit.

Niveli i shkruesit i cili quhej Qatip kategorizohej sipas përsosmërisë së shkrimit apo zbukurimeve. Kulmi i zbukurimeve në shkrimet osmane kulmin e arriti në shekullin e 17-18 thekson Mezani. I tillë është edhe ky Kuran, i cili ruhet në arkivin e Shtetit ku krahas kaligrafisë së përsosur ka edhe dekorimet me ar.

Por në këto dokumenta ka edhe përzierje shkrimesh e kjo ka ndodhur më së shumti në shekullin e 19-të, si shkrim administrativ ishte rika.

Në Arkivin Qendror të shtetit kanë mbërritur 350 mijë dokumenta nga arkivat e Stambollit, të cilat priten të jenë së shpejti në funksion të historianëve.

ABC News