Mit’hat Frashëri, njeri me kulturë të thellë e me bindje liberale, politikan me orientim perëndimor nuk do ta katandiste Shqipninë në atë gjendje ku e la komunizmi në vitin 1990. –

Nga: Ardian Ndreca. –

Mendësia komuniste nuk pranon figurat si Mit’hat Frashëri e madje kthimin e eshtnave të tija në atdhe e trajton si nji sfidë. S’e kuptojnë se sfida e vetme që i asht ba shqiptarëve në shekullin XX ka qenë vendosja me dhunë e nji regjimi çnjerzor si ai i Enver Hoxhës, kundër të cilit ishte rreshtue Mit’hat Frashëri dhe pak para vdekjes së tij, me “doktrinën Truman” do të rreshtohej pothuejse e gjithë bota e qytetnueme perëndimore.
Ata që fituen Luftën e Dytë e Botnore do t’i kundërveheshin “monstrës” që iu bashkue luftës kundër nazizmit jo për me mbrojtë idealet e lirisë por vetëm pushtetin e vet të lamë me gjak.


Regjimi i Enver Hoxhës nuk ka pasë asnji ideal të përbashkët me fituesit e përhershëm të luftës kundër totalitarizmit.
Regjim ma kolaboracionist se ai që iu shit ende pa mbarue lufta Titos e mandej Stalinit dhe përfundoi tue u ba ura qesharake kineze në Europë nuk besoj se ka ekzistue!
Jam i bindun se nji si Mit’hat Frashëri, njeri me kulturë të thellë e me bindje liberale, politikan me orientim perëndimor nuk do ta katandiste Shqipninë në atë gjendje ku e la komunizmi në vitin 1990.

Huazuar nga FB: Ardian Ndreca.