Miting më 8 dhjetor. – Meta thërret shqiptarët në “Qytetin Studenti”, çfarë ka ndërmend presidenti?
Miting më 8 dhjetor. – Meta thërret shqiptarët në “Qytetin Studenti”, çfarë ka ndërmend presidenti?
24.11.19
Nga: Gazeta Shqiptare
Presidenca saktëson arsyet e organizimit të tubimit popullor në 8 dhjetor në Qytetin Studenti.
Sërish nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi konfirmohet për mediat se se tubimi ”Nisja e Dialogut” synon mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës së Shqipërisë, duke lënë të kuptohet se qeveria dhe një grup ambasadorësh të huaj po mbajnë peng ecurinë e shtetit nëpërmjet bllokimit të Gjykatës Kushtetuese dhe thellimit të krizës politike në vend.
Ndërkohë, Blushi bën me dije se hapi tjetër është mbajtja e referendumit, për të cilin presidenti Meta do të shprehet ditën e nesërme.
Deklarata e Tedi Blushit mbi mbajtjen e tubimit popullor në 8 dhjetor në Qytetin Studenti:
Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se:
Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!
Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.
JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!
TANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!
TANI VETËM REFERENDUM!
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË!