Mizorinë e tmerrshme të grekëve ne Hormove, 1914. –
” … Të gjithë trupat ishin pa kokë. Por nuk duhet harruar se këta që ishin vrarë, nuk ishin myslimanë, por të krishterë ortodoksë … .” –
Gjenerali De Veer, kreu i Misionit Hollandez, kur shkoi në Hormovë, pa me sytë e vet mizorinë e tmerrshme të grekëve dhe bëri disa fotografi me pamje të llahtarshme. Raporti i tij drejtuar Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, shkruante se:
Në Kishën e Kodrës, me 29 prill 1914.
“Në jug të fshatit Kodër gjeta një kishë të vogël, që padyshim do të ishte përdorur si burg. Muret e brendshme dhe dyshemeja ishin të lara në gjak dhe kudo kishte kësula dhe rroba të gjakosura. Doktori, pjesëtar i Komisionit të Hetimeve pa me sytë e vet tru njeriu e në altarin e kishës gjeti një zemër që ende rridhte gjak. U zhvarrosën 195 trupa, pasi gropa ku i kishin futur ishte e cekët dhe i varrosën në varre më të thellë.
Të gjithë trupat ishin pa kokë. Por nuk duhet harruar se këta që ishin vrarë, nuk ishin myslimanë, por të krishterë ortodoksë, që u masakruan për shkak të identitetit të tyre shqiptar. Ky qe kurthi i ngritur nga grekët ndaj këtyre njerëzve të thjeshtë e të pafajshëm, që oficerët kur panë se këta njerëz u mblodhën të gjithë para asaj kishe, ata u dhanë urdhër ushtarëve që t’i vrisnin mizorisht dhe barbarisht me mitraloza, thika, sëpata dhe hanxharë. Falë mbërritjes së Selam Musa Salarisë (Selam Musait) së bashku me 500 trimat e tij të mbledhur nga e gjithë Labëria, që edhe pse mbërriti me vonesë në këtë masakër, prapëseprapë hakën nuk ua lanë pa marrë, duke vrarë me qindra ushtarë grekë dhe luftuan derisa i përzunë nga Hormova dhe Labova”.