“Mjaft më me përbindësha!”- Zbulohet e-maili, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës i dorëzoi Veliajt dorëheqjen ditën e shembjes së Teatrit
“Mjaft më me përbindësha!”- Zbulohet e-maili, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës i dorëzoi Veliajt dorëheqjen ditën e shembjes së Teatrit
22 maji 2020
Një prej anëtareve të Këshillit Bashkiak të Tiranës ka dhënë dorëheqje më 17 maj, ditën kur u shemb ndërtesa e Teatrit Kombëtar.
Genta Mezini shkruan se dorëheqjen ia ka dërguar edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ajo thotë se dorëhiqet për arsye personale. “Arsyet e mia janë personale dhe s’kam ndërmend t’i bëj publike”, shkruan midis të tjerash.
Në një mesazh në Facebook po atë ditëm Mezini-Dedej shkruan se duhet të edukojmë brezin e ri me dashurinë për artin dhe kulturën.
“Ta fillojme me edukimin e nje brezi te ri ndryshe nga ne. Ti edukojme me dashurine per kulturen dhe artin, me respektin ndaj historise ne kuptimin e drejte te saj. Mjaft më me perbindsha!”- shkruante ajo më 17 maj në Facebook.