“Mjaft me…”, – Presidenti Meta del me mesazhin e fortë për palët politike
“Mjaft me…”, – Presidenti Meta del me mesazhin e fortë për palët politike
23 SHTATOR 2020
Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme në rrjetet sociale teksa ka publikuar një raport që e rendit Shqipërinë në vendin e katërt sipas kërkesave për azil. “Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi”, është shprehur Meta. Më tej presidenti shton se duhet të respektohet pikë për pikë Marrëveshja e 5 Qershorit dhe të hapen listat 100%.
Postimi i Metës
Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!
Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!
Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.
Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.
Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!