„Mjaft me shkaterruat te vetmen hapesire te gjelber qe kemi“
Vetem pak dite pas mbylljes se zgjedhjeve vendore, qeveria shqiptare nepermjet zyres Atelier Albania [1], publikon ne faqen e saj ne rrjetin social Facebook [2] nje ftese per prezantim publik te projekteve te dorezuara ne konkursin si me poshte:
“KONKURS NDËRKOMBËTAR PËR IDE ARKITEKTONIKE me fokus MASTER PLANIN E HYRJES SË PARKUT TË TIRANËS – HAPËSIRËN E QYTETARËVE PËR SHËRBIMET PUBLIKE – ZGJERIMIN E MJEDISEVE AKADEMIKE & EDUKATIVE – KRIJIMIN E HAPËSIRAVE SOCIAL-KULTURORE PËR TË RINJTË” [3]
Prezantimi publik i konkursit zhvillohet ne datat 6-7 Korrik 2015, pra aktualisht dje dhe sot, ne ambjentet e Hotel Sheraton, Tirane.
Te shqetesuar nga betonizimi perbindesh i Tiranes ne vitet e fundit, mungesa e hapesirave te gjelberta, por dhe nje sere programesh qeveritare te organizuara fshehurazi e shpesh ne interes te disa grupeve interesi e jo te qytetareve, shume qytetare po reagojne ne faqe te ndryshme te revoltuar duke shprehur indinjimin e tyre me kete projekt.
Ka disa probleme me kete iniciative te qeverise:
1) Mungesa e informimit paraprakisht te publikut per kete projekt
Eshte e veshtire te gjendet informacion i publikuar hapur paraprakisht per thirrjen ne kete konkurs. Disa media permendin zhvillimin e konkursit dhe japin foto te projekteve te dorezuara, por asnje media nuk citon burime informacioni per thirrjen ne konkurs, dhe pershkrime informuese per projektin. Perse duhen keto ndertesa konkretisht? Cfare qellimi kane? Cilat jane kriteret per siperfaqen dhe cilesine e gjelberimit qe duhet ruajtur? Keto e shume pyetje te tjera mbeten pa pergjigje.
Pershkrimi i ketij projekti ne ftesen per prezantimin e projekteve eshte i vaket dhe i paqarte:
“Nga ana tjetër, Sheshi “Nënë Tereza” ka nevojë për një riprogramim, për arsye se është një hapësirë publike me mjaft potencial, por me përdorim të kufizuar si përgjatë harkut kohor të ditës, ashtu edhe nga pikëpamja e shumëllojshmerisë programatike. Gjithashtu, së fundmi ka lindur si domosdoshmëri krijimi i një hapësire qytetare për shërbimet publike, sporteli me një ndalesë, i cili do të përmirësojë marrëdhënien mes shërbyesit publik dhe qytetarit.”
Eshte madje shume ironik fakti qe nuk u permend aspak ky projekt gjate fushates elektorale, dhe u la prezantimi i konkursit vetem pak dite pas fitores ne zgjedhje. Duke u bere pak cinik, por duke dashur te jemi dyshues per mos t’a lene veten te na hedhin hi syve, shtrohen pyetjet “A ka valle ndonje lidhje mes financimeve te fushates elektorale dhe investimeve ne projekte si keto?” Mungesa e transparences se financimeve elektorale na bejne dyshues per shume aspekte.
“A eshte qellimi qe te jene ‘vetem’ qytetaret perfitues te ketij zhvillimi, apo perkundrazi nje grusht i vogel grupesh interesi qe do na eleminoje dhe ato pak peme te mbetura?”
2) Mungesa e hapesires ne program per te diskutim te hapur me qytetaret
Po te shihet programi i konkursit ne ftesen per prezantim publik, nuk ka asnje hapesire kohore te vetme te dedikuar per te degjuar qytetaret dhe opinionet e tyre.
Ironikisht, shkruhet si me poshte “Gjatë zhvillimeve të këtij konkursi, publiku ka mundësinë të komunikojë rreth propozimeve me skuadrat konkuruese. Ndaj, pjesëmarrja Juaj në këtë konkurs ndërkombëtar do të ketë një vlerë të çmuar.”
Praktikisht, programi perfshin prezantime te njepasnjeshme te projekteve te dorezuara, me pas juria mbyll dyert e shpallet fituesi. Asnje hapesire e vetme per diskutim me qytetaret!
3) Dominimi i ndertesave dhe betonit ne fotot e projekteve te propozuara, shume pak gjelberim
Nese shihen me kujdes fotot e projekteve te propozuara, dallojme kryesisht ndertime e beton si kjo me poshte:
Nuk jepet asnje informacion nese ato do te perdorin materiale ekologjike, struktura te lehta qe reduktojne betonizimin, dhe sa siperfaqe gjelberim do te ruhet.
Sipas disa qytetareve prezente ne salle gjate konkursit, disa prej tyre anetare te grupit “NDAL Ndërtimeve te Parku i Liqenit” [4], vetem nje projekt ishte per promovimin e gjelberimit dhe eleminimin e betonit, te cilet u shprehen hapur gjate prezantimit „Ne nuk kemi ndermend te ndertojme ne Parkun e Liqenit“. Qytetaret prezente raportojne se ky prezantim duket te kete vene jurine e konkursit ne siklet, si dhe shkaktoi duartrokritje e brohorima ne salle. Nje prej tyre shprehet: „besoj se ‘projekti‘ ne fjale nuk ishte nje projekt i mirefillte, por nje shuplake ne fytyre kundrejt kerkesave qe ju ishin parashtruar pjesemarresve. (S. A.)“
Ne si qytetare duhet te kerkojme, se pari, qe mos te lihemi ne erresire per projekte te tilla te cilat perfshijne hapesirat tona publike. Se dyti, nese ky konkurs con ne zhvillime qe kane pasoje betonizim te hapesires dhe eleminim te atyre pak pemeve qe ka Tirana sot, duhet te mendojme per menyra aktive per t´u organizuar e ngritur zerin.
Te gjithe ne sfond kemi friken se jemi nje shoqeri apatike, e fjetur, qe ngrihemi vetem me urdher te partive. Por kjo eshte pjeserisht e vertete. Se fundmi, organizime si ajo e grupit per ndalimin e ndertimit tek Diga e Liqenit tregojne qe kemi fuqi te marrim ne dore ate qe na perket neve e femijeve tane.
Me poshte eshte nje liste me nje pjese te vogel te qindra reagimeve protestuese publike te qytetareve per kete projekt, dhe deshiren per gjelberim:
Dorina Menkulasi- Nuk duam asnje projekt betoni per Tiranen.Mjaft me shkaterruat te vetmen hapesire te gjelber qe kemi,plane djallezore te cilat doni te na i shisni si ide moderne!Ne duam gjelberim,natyre!!!Ne duam parkun e liqenit te paprekur!!!
Armando Husa- Hyrje parku mes betonit? Zgjidhja nuk vjen me komente ne Fcb por me protesta te perditshme e te perjavshme si ato kunder ndertimeve te diga. Nje milion zemra e nje milion shuplaka nuk besoj se jane pro betonizimit te mushkerise me te madhe qe ka TR. Gjergji, ata 17 mije qe te dhane voten i ke me vete. Jepi drejtim zerit te qytetareve nese je kunder ketyre ndertimeve!
Ilir Baci- Hyrja e parkut nuk do konkurs. Do vetëm mjedise të gjelbra. Mjaft më me makutëri të derdhur në beton! Mos na i çoni dëm kështu të ardhurat fiskale.
Arlind Cara –Parku i Liqenit Artificial nuk duron me asnje centim betoni, po ashtu edhe Tirana. Meqe ra fjala qe tani nuk eshte me Park, por eshte nje lulishte e zbukuruar me beton. Nuk ka nevoje per asnje lloj projekti arkitektonik.
Koroveshi Aureol Koroveshi- Do ishte shume mire sikur qytetaret e Tiranes te dalin te protestojne dhe Jo te merremi me FB se ketu sna degjon askush
Lindita Kosumi- Perse duhet hyrje ne park???? Te gjitha hyrjet aktuale jane sh originale.. Po dalje do na duhet???
Say No- Zoteri per mua ,besoj per shumicen e shqiptarve ky “projekt” do te na shkaterroj,cildo projekt qe te fitoj 1 gje eshte e sigurt sapo eshte dhene drita jeshile per shkaterrimin e parkut.Me kete “projekt” i jepet e drejta barbarve qe te masakrojne parkun.Per kete te jesh i sigurt,nese dyshon.Neser nuk do te kete me park per NE.
Martin Mano- Hera e parë që më degjojne veshët që për të hyrë në park duhet të kalosh përmes betonit! Këto çudira vetëm ne Shqiperi mund t’i dëgjosh, madje edhe të artikuluara bukur si psh: Ta bëjmë me harmonike kalimin nga qyteti në park… Epo pse nuk mbjellin pemë në rrugë që ta bëjnë sa më harmonik po mbjellin çimento në park?
Nadon Qafa- Turpi i rradhes! Dhe na prezantohet me konkurse “nderkombtare” te manipuluara, ku cdo projekt ka te pakten 3-4 pallate per te ndertuar… Patjeter qe ndertuesit dhe investitoret jane percaktuar me kohe. Nderkohe qe hyrja e parkut eshte tashme plot gjelberim… TURP!
Jani Ceqi- Fasadat jane pjelle e fantazise se diktaturave.Lerini keto dhe ndertoni rruge deri ne fshatrat me te largeta qe te risni mireqenien e popullit
Ridvan Hoti- thene te verteten,kjo ndertesa shtese me duket krejt e panevojeshme dhe njekohesisht i merr frymen sheshit sikurse eshte e shemtuar si arkitekture….Nuk me pelqen aspak..!!
Niko Cela- Pa shkuar akoma ne bashki po bejne projekte per betonizimin e parqeve qe na kane ngelur , vetem me protesta mundemi ti ndalojme keta antishqipetar
Markel Petro- Skandal nese eshte e vertete pasi nje vit me pare prishen objektet e biznesit aty me demek ti kthejne parkun qytetit.
…e shume shume reagime te tjera!
Nga: Dr. Julia Hoxha
Burime:
[1] http://www.atelieralbania.planifikimi.gov.al/
[2] https://www.facebook.com/atelieralbania
[3]http://us7.campaign-archive2.com/?u=7790f96926ed5e3d8142ac31b&id=f2e4a1baed&e=599b888054
[4]https://www.facebook.com/mbroliqenin